Një vajzë e vogël 3 vjeçe ka mbetur e plagosur pas një incidenti të rëndë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja”, ku vajza me inicialet A.I. duke luajtur, është rrëzuar nga kati i dytë i banesës.
Ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha vajza është në terapi intensive.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.


