• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHEN PROPOZIMET E PS PËR ZGJEDHJET/ Nga financimi i partive tek marrëdhënia me median (VIDEO)
Home
Politikë

ZBARDHEN PROPOZIMET E PS PËR ZGJEDHJET/ Nga financimi i partive tek marrëdhënia me median (VIDEO)

6 October, 2018 F.autor Politikë

Në dokumentin që mazhoranca ka hartuar për propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, socialistët thonë se janë integruar vetëm rekomandimet e OSBE ODIHR-it.

Paketa përfshin ndryshime të shumta të shumta të Kodit, por bie në sy se nuk janë të përfshira, as kërkesa e opozitës për futjen e teknologjisë në zgjedhje dhe as vota e emigrantëve. Të dyja këto çështje, sipas burimeve nga shumica, do të implementohen në draftin që do t’i çohet Kuvendit, vetëm nëse do të merret edhe dakordësia e opozitës.

Të tjera ndryshime të rëndësishme që i janë bërë Kodit aktual Zgjedhor janë ato ku parashikohen financimet e partive.

“Personat fizikë ose personat juridikë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milion lekë, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik”.

Por një ndryshim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me marrëdhënien me mediat, para fushatës zgjedhore. Sipas propozimit të Partisë Socialiste do të ndalohet çdo reklamë me pagesë nga partitë politike, 3 muaj para zgjedhjeve.

Për shitblerjen e votës është parashikuar që kryetarët e partive të firmosin një deklaratë ku shprehin vullnetin për distancimin nga praktika të tilla, ndërsa për deputetet femra mendohet që në Kodin Zgjedhor të futet një mekanizëm që garanton barazinë gjinore dhe shmang rastet si ai i Beratit dhe Lezhës, ku gratë në listë u tërhoqën për t’i lënë mandatin e tyre një burri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË LEZHË/ Vetëhelmohet burri. Dërgohet me URGJENCË në spital dhe…
Previous article I "ZGJIDHTE" HALLET GRAVE/ Mjeku çudibërës kongolez, merr çmim "NOBEL në shëndetësi

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT