• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I “ZGJIDHTE” HALLET GRAVE/ Mjeku çudibërës kongolez, merr çmim “NOBEL në shëndetësi
Home
Jetë

I “ZGJIDHTE” HALLET GRAVE/ Mjeku çudibërës kongolez, merr çmim “NOBEL në shëndetësi

6 October, 2018 F.autor Jetë

Prej njëzet vjetësh, gjinekologu Mukwege ka trajtuar viktimat e abuzimit seksual në Republikën Demokratike të Kongos. Ky mjek është propozuar disa herë për cmimin Nobel për Paqe të cilin arriti ta merrte këtë vit.

Prej gati njëzet vjetësh, Dr Mukwege ka “riparuar” gratë që janë gjymtuar gjatë një përdhunimi ose gjatë një “eksizioni”, një praktikë rituale gjatë së cilës iu hiqet klitorisi, ose një pjesë e tij të vajzat e vogla.

Ai është shndërruar në një nga specialistët kryesorë në botë për trajtimin e torturave seksuale, ndërkohë që 58-vjeçari Dr Mukwege, për vite me radhë, kishte kishte realizuar 10-12 lindje me operacion në ditë, kishte trajnuar personelit mjekësor, dhe kishte decentralizuar shërbimin shëndetësor për gratë që ato të merrnin ndihmë sa më pranë shtëpive të tyre, shpesh në rrezik për jetën e tyre.

Në 25 tetor të vitit 2012, në Bukavu, kryeqyteti i Jugut Kivu, në perëndim të Republikës Demokratike të Kongos (DRC) ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Në mbrëmje, 5 burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe e kanë pritur që ai të hyjë brenda. Sapo kanë dëgjuar zhurmën e makinës së tij, ata janë vendosur në pozicionin për ta vrarë, më tej e kanë nxjerrë mjekun nga makina e tij, dhe i kanë vënë armën në kokë.

Ndërkohë që ata ishin bërë gati ta qëllonin, një nga rojet e tij hidhet mbi agresorin dhe hap zjarr duke e vrarë atë. Pas kësaj mjeku është gjendur i shtrirë për tokë. Ai sot deklaron se ‘Unë jam sulmuar me gjashtë plumba por kam shpëtuar se mesa kam mbrojtje mbinatyrore’.

Angazhimi i tij për gratë e dhunuara ka lindur në vitin 1999, në një rast shumë të veçantë:

‘Gruaja më tha se ajo ishte përdhunuar nga gjashtë ushtarë dhe se njëri prej tyre më pas e kishte qëlluar në vaginë. Më bëri përshtypje se Si ishte e mundur kjo mizori? Përse kjo urrejtje për të gjymtuar një grua? Unë u kujdesa për këtë grua, se ajo kishte kaluar në gjendje çmendurie’.

Pastaj edhe një rast tjetër. Një tjetër. Dhe një tjetër. Gjatë shumë muajve, rastet e përdhunimit, të praktikuara nga grupe të armatosur, apo nga gjymtimi sipas praktikës rituale ishin të shumta, me dhjetëra, qindra, mijëra. Fenomeni tashmë është kthyer në një epidemi në Kongon lindore.

Doktori pohon se ‘unë u ballafaqova me një situatë që asnjë doktor tjetër në botë nuk kishte përballuar më parë, dhe për të cilat nga manualet nuk kishte asnjë ndihmë’.

Ai kishte alarmuar OJQ-të vëndase e të huaja, Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Evropës, kancelaritë perëndimore. Ai kishte mbajtur edhe një fjalë në OKB-së, duke treguar rastet e ndeshura me fotografi, dëshmi.

Ai sot nderohet me çmimin Nobel të Paqes pavarësisht nuk ka asnjë dëshirë të merret me politikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN PROPOZIMET E PS PËR ZGJEDHJET/ Nga financimi i partive tek marrëdhënia me median (VIDEO)
Previous article Deklarata e fortë e kreut të KE: Në Ballkan mund të shpërthejë një LUFTË e re

F.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT