• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Kush është Ervis Martinaj “SHËNJESTRA” me të shkuar të errët
Home
Breaking News

ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Kush është Ervis Martinaj “SHËNJESTRA” me të shkuar të errët

5 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Objektiv i atentatit të mbrëmshëm në Bllok ka qenë 36-vjeçari Ervis Martinaj nga Burreli emër i njohur për policinë.  Nga atentati mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, 26 vjeç truprojë  i Ervis Martinajt. Ky i fundit dhe Laert Hasën kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Martinaj është person me precedentë të theksuar penalë dhe është proceduar disa herë. Emri i tij është lakuar disa herë për ngjarje ende të pazbardhura.

Vrasja e Elvis Doçit, e ndodhur në tetor të 2013, vetëm pak ditë para nisjes së operacionit të policisë “Marrëzia e fundit” ku u bllokuan mijëra makineta të lojrave të fatit. Në atë kohë, dyshohej se Doçi kishte dijeni për operacionin që do të ndërmerrte policia në luftën kundër paligjshmërisë së lojrave të fatit. Policia dhe prokuroria, bazuar në këto informacione ka hetuar për disa muaj Martinajn për këtë ngjarje, por që nuk është arritur të gjendet asnjë provë që implikonte 33-vjeçarin.

Emri i Ervis Martinajt është përfolur edhe për ngjarjen ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo. Policia thotë se pas informacioneve operative, dyshohet se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. Bazuar në këtë informacion, efektivët e ndërhyrjes së shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta. Ndërkohë në magazine u gjetën dhe sekuestruan shumë makineta të lojrave të fatit.

Së fundi emri i tij ishte i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.

Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit.
36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë.
Martinaj dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ishte dashuria ime e parë”/ Rita Ora ndahet nga i dashuri por kujton ish-in (FOTO)
Previous article MARRËVESHJA PËR DETIN ME GREQINË/ Vasili: E tha qartë se nuk ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT