• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR DETIN ME GREQINË/ Vasili: E tha qartë se nuk ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese
Home
Shqipëri

MARRËVESHJA PËR DETIN ME GREQINË/ Vasili: E tha qartë se nuk ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese

5 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës në lidhje me marrëveshjen e Detit me Greqinë.

Vasili në një postim në Facebook shkruan se  janë disa pyetje që kanë mbetur pa përgjigje në lidhje me bisedimet me Greqinë.

“Cfare arsye e erret e shtyn te nxitoje? Pse Gjykata Kushtetuese qe dje ishte instrumenti i tij zgjedhur,sot eshte per te nje prezence e bezdishme? Pse transparenca per kete marreveshje delikate dhe qe ai dje e ndau me publikun,sot eshte nje fjale e urryer per te?”, janë disa nga pyetje që Vasili i bën Ramës.

POSTIMI I PLOTË

“Fake” patriotizmi i Edi Rames dhe disa pyetje pa pergjigje per Marreveshjen e Detit.

Dje lidhur me mareveshjen e detit ne nje studio televizive Edi Rama tha:

“parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të regjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”

Pra kryeministri dikur i shfaqur patriot zemerçjerre lidhur me Marreveshjen e Detit,sot do qe te ece perpara sipas parimit “Topi bam e Muçua tutje”.

Dihet publikisht,

qe kjo marreveshje ka detyrim te pakapercyeshem qe te respektoje pike per pike Vendimin e detajuar te Gjykates Kushtetuese.Vendim, qe ka lindur pas ankimimit te partise socialiste te Edi Rames ne ate kohe e cila ndermori nje fushate trransparence publike intensive dhe e paraqiti Vendimin e Gjykates Kushtetuese si fitore te saj.

Pra linja udheheqese,parimet pikat e panegociueshme u vendosen qarte ne ate Vendim qe perben sot nje norme kushtetuese te pakapercyeshme.

Sot Edi Rama thote qarte qe:s’ka nevoje fare per Gjykaten Kushtetuese sepse jam une ne pushtet.

Por ne 13 nentor 2012 po ky Edi Rame,atehere ne opozite, deklaronte:

“Qeveria shqiptare nuk duhet t’i bëjë bisht në asnjë mënyrë detyrimit për të bërë çdo gjë që ka në dorë në funksion të zgjidhjes së këtij problemi, ashtu siç e imponon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sensi historik dhe ai i së drejtës, por edhe apeli i së ardhmes.”

Ne 2012 Edi Rama pra i kujtonte pa u lodhur qeverise se kohes imponimin qe vinte nga vendimi i Gjykates Kushtetuese,ndersa sot thote te kunderten.

Cfare arsye e erret e shtyn te nxitoje?

Pse Gjykata Kushtetuese qe dje ishte instrumenti i tij zgjedhur,sot eshte per te nje prezence e bezdishme?

Pse transparenca per kete marreveshje delikate dhe qe ai dje e ndau me publikun,sot eshte nje fjale e urryer per te?

Perse te mos e presim formimin e Gjykates Kushtetuese sot,ashtu sic e pati ai dje instancen ligjore te verifikimit kushtetues?

Kush ja kerkon ketij anashkalimin e Gjykates Kushtetuese dhe me cfare cmimi?

Fake patriotizmi i Edi Rames absolutisht nuk mund tu pergjigjet ketyre pyetjeve.

Dashuria Fake e Edi Rames per Gjykaten Kushtetuese sigurisht s’ka pergjigje per keto pyetje.

Respekti Fake i Edi Rames per shtetin ligjor natyrisht ja ben zero mundesine e pergjigjeve.

E sigurte eshte qe Edi Rama nuk eshte Fake kur merr angazhime te tjereve…. qe jane e kunderta e ketyre pyetjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Kush është Ervis Martinaj “SHËNJESTRA” me të shkuar të errët
Previous article Qerpikët merimangë/ Shihni tendecën që do të bëjë namin këtë vjeshtë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT