• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI PËR SHKOLLËN E DREJTORËVE/ Rama: 5 vite më parë situatë dramatike, e transformuam
Home
Shqipëri

PROJEKTI PËR SHKOLLËN E DREJTORËVE/ Rama: 5 vite më parë situatë dramatike, e transformuam

4 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ka çelur siparin sot përmes një ceremonia inauguruese shkolla e drejtorëve, një risi e sistemit arsimor në Shqipëri. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se baza e dijes është shkolla dhe se 5 vite më parë sistemi ishte i korruptuar dhe i kalbur dhe u transformua nga kjo qeveri.

“Mësimdhënia është profesioni që krijon çdo profesion tjetër. Vendet nuk dallohen nga njeri-tjetri në shkallën e zhvillimit. E bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Izraeli nuk ka ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në rajon për burime. Mirëpo Izraeli ka sistemin me ekselent të vaditjes. Mirëpo Shqipëria ujin e pati për vite me radhë problemin më të madh. Dhe përgjigjja qëndron tek dija. Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht të gjitha atyre që mund të thuhen sot. Duan s’duan ata që nuk duan të shohin. Transformimi në sistemin tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e funksionimit të këtij sistemi. Pa diskutim që ka në çdo aspekt diçka për të ndryshuar ende. Ka boshllëqe, të meta dhe pasoja të së shkuarës që janë aktive por pa diskutim nuk ka të krahasuar sot shkolla me atë që ishte pesë vite me parë dhe këtu filloi nga sistemi i rekrutimit të mësuesve, një sistem tërësisht i korruptuar dhe i kalbur me pasoja dramatike në mësimdhënien që është transformuar në një sistem transparent. Çka ka sjellë që mos të jetë i lidhur me politikën, të mos jetë një proces që zhvillohet në interes të partive, në funksion të kushërinjve apo nën diktatin e pushtetit por të jetë i bazuar tek dija”, tha Rama.

Ai theksoi se pesë vite më parë në sistemin tonë shkollor ishte një situatë dramatike me tekstet e shkollës.

“Alterteksti kishte krijuar një mal librash shkollorë në funksion të një sistemi dhe klientelizmi të jashtëzakonshëm që falë angazhimit të Ministres së Arsimit filloi të pastrohet, fillimisht duke larguar 600 tekste me votë. Nxënësit shqiptarë nuk janë më pengje të shtigjeve me libra të prodhuar nga korrupsioni por shkojnë në shkollë si vëllezërit dhe motrat e tyre në Europë”, deklaroi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KISHTE TAKIM ME MENAXHERIN"/ U largua disa ditë më parë, gjendet 22 vjeçarja
Previous article REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Kërkohet dorëheqja e Zaev, VMRO-DPMNE: Duam qeveri teknike

k.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT