• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“TELEKOM SERBIA”/ Refuzohet oferta 60 milion euro, zyrtarët: Mund të lindin kontradikta
Home
Ekonomi
Portret

“TELEKOM SERBIA”/ Refuzohet oferta 60 milion euro, zyrtarët: Mund të lindin kontradikta

4 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Zyrtarët shqiptarë nuk e mirëpresin futjen në tregun e telefonisë mobile të kompanisë Telekom Serbia.

Burime të brendshme kanë bërë të ditur se drejtuesit e ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematike edhe për vetë Telekom Serbia për shkak të ngjyrimeve politike që mund të marrë.

Nga burimet është mësuar gjithashtu që Telekom Serbia ka bërë ofertën më të mirë financiare me rreth 60 mln euro për të blerë Telekom Albania.

Drejtuesit e lartë shqiptarë i kanë shprehur kompanisë se Shqipëria i vlerëson investitorët serbë në ekonominë shqiptare, por në këtë sektor strategjik mund të lindin shumë kontradikta.

Interesi  i “Telekom Serbia” për të marrë pjesë në garën e blerjes së “Telekom Albania” është përshëndetur nga ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajic.

Në një komunikim për mediat, ministri serb e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme, që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie.

Sipas Lajic, nëse do hynte në tregun shqiptar, “Telekom Serbia” do tregojë aftësinë e saj për të investuar edhe në tregje të tjera rajonale si Shqipëria, përveç atij të Malit të Zi dhe Bosnjës, ku është tashmë prezente.

Sipas kreut të komunikacionit serb, nëse Telekom Serbia arrin të blejë “Telekom Albania”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan, ndonëse e pranon se është ende herët të flitet për rezultatin. Marrë nga Albanian Enterprise Institute

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Braktisi përfundimisht Shqipërinë për Amerikën/ Blogerja e njohur tregon profesionin e ri (FOTO)
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ "Qetësohet" koha, mëngjesi i freskët por gjatë ditës do të...

k.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT