• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EUROBONDI I RI/ I përkthyer në para, 130 milionë euro kursim për taksapaguesit
Home
Ekonomi
Portret

EUROBONDI I RI/ I përkthyer në para, 130 milionë euro kursim për taksapaguesit

3 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Që prej vitit 2010, Shqipëria ka emetuar në total 3 Eurobondë të ndryshëm, që janë përdorur për të rritur likuiditetin tonë në euro dhe për të paguar detyrimet tona në këtë monedhë.

Megjithatë, rënia e vazhdueshme e interesit të Eurobondit, një tregues i qartë i përparimit që ka bërë ekonomia shqiptare në sytë e tregjeve ndërkombëtare, përkthehet me një përfitim të dukshëm për qytetarët shqiptarë.

Në vitin 2010, në daljen tonë të parë historike në tregjet ndërkombëtare, për 300 milionë euro të kërkuara, Shqipërisë iu vendos norma e interesit prej 9%.

Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të treguesve tonë ekonomikë në periudhën 2010-13, kohë kur vendi rrezikonte të konsiderohej “junk” nga tregjet, norma u rinegociua në 12%.

Kjo do të thotë që mbi bazën e detyrimit prej 300 milionë eurosh, taksapaguesit shqiptarë paguanin plot 36 milionë euro në vit interesa.

Në vitin 2015, kur ekonomia kishte shfaqur shenja të qarta rigjallërimi, norma e interesit që iu imponua vendit për principalin prej 450 milionë eurosh ishte 5,75%. Me një normë të tillë, taksapaguesit shqiptarë paguanin rreth 24 milionë euro interesa në vit.

Eurobondi i ri, i negociuar me një normë interesi prej vetëm 3,5%, e njëjta normë që edhe Italia apo një numër të tjerash të Eurozonës dalin në tregje, sjell një përfitim të ri edhe më të ndjeshëm për financat e vendit.

Norma e interesit, për të 500 milionët, në fakt qëndron në 17,5 milionë euro në vit, për shtatë vitet e ardhshme. Përfitimi bëhet edhe më i ndjeshëm, duke llogaritur që kjo bono qeveritare përdoret për të zëvendësuar dy detyrimet e mëparshme, të cilët zëvendësohen me një interes shumë më të ulët se më parë.

Kursimi neto, për taksapaguesit, krahasuar me bondin e parë të lëshuar nga qeveria shqiptare është prej 18 milionë eurosh në vit, një kursim që në 7 vite kap një përfitim neto prej 130 milionë eurosh.

Ndërkohë, për krahasim, nëse dy shumat do të ishin ekuivalente, përfitimi i këtij Eurobondi të tretë do të ishte prej pothuajse 30 milionë eurosh në vit, me një efekt prej 200 milionë eurosh në financat shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTI RONALDO/ REALI ka 3 takime pa shënuar, BENZEMA është…KATASTROFË, ka 5 orë pa...
Previous article THELLOHET SKANDALI/ Del VIDEO INTIME e RONALDOS me gruan e SHQIPTARI, CR7 i fut DUART në...

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT