Pas nismës së Partisë Demokratike për vettingun në politikë, është mbledhur sot Këshilli i Legjislacionit. I vetmi i pranishëm në sallë nga opozita, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, deklaroi se vettingu në politikë nuk ka si qëllim që të pengojë vettingun në drejtësi.
Bylykbashi tha se “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.
Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme. “Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”, -tha deputeti i PD-së.
Bylykbashi po ashtu shtoi se të vetmit që dëmtohen nga ky vetting janë personat që kanë lidhje me krimin ose interesa të paligjshme. “Ata që përfitojnë janë qytetarët të cilët garantohen se politika nuk do të ketë lidhje dhe nuk do punojë për krimin”, – deklaroi ai.
Deputeti demokrat, sqaroi edhe njëherë se “Vetingu është një proces krejtësisht i shkëputur dhe i pavarur nga vetingu në drejtësi. Ai nuk ka asnjë lidhje dhe apo ndikim negativ apo pengesë për vetingun në drejtësi. Vetingu i politikanëve nuk përjashton dhe nuk ka asnjë ndikim për hetimet penale të politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta, nga çdo lloj institucioni hetimi qoftë nga prokuroritë e rretheve qoftë nga Prokuroria e sotme e Krimeve të Rënda apo SPAK dhe BKH kur ato të krijohen. Përkundrazi, ky proces u jep burime dhe raste hetimi këtyre institucioneve. Opinioni publik kërkon që politikanë të lidhur me krimin të mos jenë në parlament. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që vetingu i politikanë nuk ka asnjë lidhje me atë në drejtësi, nuk përplasen dhe nuk kryqëzojnë njëri tjetrën. Vetingu i politikanëve do i japë mundësi drejtësisë SPAK e BKH të ketë më shumë informacion për ti cuar para drejtësisë. Ka një fushatë keqinforumuese nga kryeministri për vetingun në politikë. Në emër të opozitës dua të them disa elemente. Nuk do të pranojë asnjë vonesë në miratimin e vetingun në politikë. Ky kalendar ka si qëllim vonesën, por kjo nuk do të ndodhë. Sa më gjatë të kemi politikanë të lidhur me krimin aq më keq do ta kenë shqiptarët. Ngjarjet e fundit, përfshi deklaratën dje para gjykatës, e provojnë këtë lidhje me krimin. Bashkëqeverisja me krimin ka sjellë emergjencë kombëtare. Kuvendi dhe qeveria sot janë në duart e krimit, sot po qeverisin kriminelët, nëpërmjet kësaj PPP –je krimanale sot bandat po bëjnë kontrollin. Të vendosur ti japim fund kësaj situate, në të kundërt vetigun do e bëjnë qytetarët. Pyetjet në lidhje me këtë cështje ti depozitojmë në sekretarinë e komisionit për ekspertët dhe ata të na japin përgjigjet në lidhje me këtë cështje”.


