Eliont Çinar, një qytetar nga Pogradeci, denoncoi në platformë një subjekt i cili ushtronte aktivitet në vendin e quajtur “Lumi Volorekë”, për rritje peshku “Koran”, e që në fakt rriste peshk të llojit “Troftë” i cili nëse kalon në liqen, dëmton vezët e “Koranit”.
Menjëherë u ngrit një grup pune i cili verifikoi situatën në terren dhe Sektori i Monitorimit dhe Kontrollit të Peshkimit vendosi masë administrative si dhe largimin e të gjithë “rasatit të troftës” nga ky subjekt.
Pas këtij denoncimi, Inspektorët e Peshkimit, në bashkëpunim me Policinë e Rendit, kryetarët e Fshatrave, ushtruan kontroll në 13 subjekte kultivues “Akuakulturë të Brendshme” të cilët nuk dispononin liçencë për ushtrimin e aktivitetit. Për të gjithë këto subjekte është bërë edhe pezullimi i aktivitetit dhe është hequr i gjithë rasati “troftë” i cili rrezikon peshkun e rrallë Koran në liqenin e Pogradecit.
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi tha para qytetarëve se Minsitria që ai drejton ka zgjidhur brenda afateve plot 226 raste të adresuara në portalin shqipëriaqëduam.al.
ERTV😊Live nga Salla e Qeverisë – 1 vit bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm🤝
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 3. Oktober 2018


