Gjatë fjalës së tij në konferencën “Serbët dhe Shqiptarët. Në cilin drejtim?”, ministri Ditmir Bushati tha se janë ndërmarrë hapa pozitive për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se do ketë pika të përbashkëta mes dy vendeve për pakicat kombëtare.
Bushati tha se Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia dhe kjo është një e vërtetë e hidhur.
“Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres. Mes dy vendeve pika të përbashkëta për pakicat kombëtare. Lugina e Preshevës është lënë disi në harresë në krahasim me pjesët e tjera të Serbisë. Besoj se kjo është një e vërtetë dhe rasti i Luginës është një nga ato të vërtetat e hidhura. Duhet një vendimmarrje e shtuar e politikës. Mirëpresim çdo hap pozitiv për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Serbia nuk e ka kristalizuar ende rrugën për në NATO”- tha Bushati.


