• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME PRESIDENTIN E SENATIT TË SHBA/ Meta: Amerika rol të pazëvendësueshëm në arritjet e Ballkanit
Home
Shqipëri

TAKIMI ME PRESIDENTIN E SENATIT TË SHBA/ Meta: Amerika rol të pazëvendësueshëm në arritjet e Ballkanit

3 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i shtetit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Senatit Amerikan, Senatorin Orrin Hatch. Gjatë fjalës së tij Meta i shprehu mirënjohje Hatch për ndihmën që SHBA dhe Senati i kanë dhënë Shqipërisë për reformat e brendshme. Presidenti tha se shqiptarët nuk do harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA u ka dhënë gjatë gjithë historisë.

“Mirënjohje SHBA dhe Senatit për ndihmën për forcimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Shqiptarët nuk do harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA u ka dhënë gjatë gjithë historisë. SHBA është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë. Ne jemi të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik me SHBA në të ardhmen. Shqipëria është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal. Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë për forcimin e sigurisë e stabilitetit. SHBA, rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit”, tha Meta.

Sipas Meta, angazhimi i SHBA në të ardhmen është i domosdoshëm për të mos cënuar arritjet e deritanishme.

“Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s. Pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës. Inkurajojmë që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me sukses. Dialogu Kosovë-Serbi të garantojë të ardhmen europiane të dy vendeve”, -tha Meta. Ndërkohë, presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch shprehu kënaqësinë e veçantë që të takonte Metën.

“Vlerësoj lart miqësinë e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë. Mbështetjen e Senatit për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve. Forcimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, në interes të përbashkët dhe në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit”, tha Orrin Hatch.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AËTARI I PS I MORI TOKËN PËR TË MBJELLË DROGË"/ Salianji: Denoncuesi u dhunua
Previous article PANIK PËR RRJETIN SOCIAL/ Instagram bie në të gjithë botën, përdoruesit në alarm

k.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare Breaking News

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT