• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUAJA AKUZON BURRIN/ Shite lopën për drogë, vajzën e mësove ta shpërndajë
Home
Breaking News

GRUAJA AKUZON BURRIN/ Shite lopën për drogë, vajzën e mësove ta shpërndajë

2 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy bashkëshortë janë përballur sot live në emision ndërsa kanë shokuar me deklaratat e tyre. Flamur Mema, i cili pak ditë më parë ishte në emision, ku i kërkonte gruas së tij që të kthehej në shtëpi, kjo e fundit i është bashkuar në studio.

Një javë më parë ai deklaroi se pranonte të falte tradhtinë e bashkëshortes me kusht që ajo të rikthehej në shtëpi, pasi sipas tij ishte larguar me të dashurin. Pavarësisht kësaj lutjeje, gruaja ka refuzuar kategorikisht kthimin sërish në familje. Ajo lëshoi një lumë akuzash në drejtim të Flamurit, për të cilin tha se ka qenë për gati 20 vite e varur nga hashashi. Madje Marjeta Mema tha se përveç këtyre vuajtjeve, ajo ishte dhunuar fizikisht për shumë kohë.

Sot në studio Marjeta, pohoi se kishte dy urdhra mbrojtje, ndërsa shokoi se burri kishte mësuar edhe vajzën që të shpërndante hashash.

“Më sillte hajdutë dhe drogaxhinj në shtëpi. Bridhte nga kepi i Rodonit me drogaxhinj nga Kosova. Madje dhe kur linda djalin, më iku qumështi nga stresi dhe se nuk kisha çfarë të haja. Më ka dhunuar, dhe më ka thyer këmbën, më ka çarë kokën në sy të djalit. Më kërcënonte me thikë në sy të fëmijëve. Madje arriti që të shiste dhe gjërat e shtëpisë, lavatriçe dhe hekur. Kur shkova në shtëpi një herë, gjeta gocën e shtrirë përtokë, dyllë e verdhë nga tymi i hashashit, madje brenda ishin miqtë e tij, dhe vajza e një regjisoreje. Se kush jam unë e di e gjithë Vora, se unë jam bërë e fortë për fëmijët e mi. Kushërira ime më sjell një lopë. Më merr komshija dhe më thotë; e ka shitur lopën burri jot. Shkoj në shtëpi dhe e kuptoj që e kishte shitur. Kam shkuar tek personi që kishte blerë lopën dhe i kam dhënë lekët, dhe mora përgjatë natës lopën në shtëpi. Pasi i gjeta disa punë dhe më degjeneronte, e marr tek puna ime. Të gjithë dëshmitarët janë gjallë, mund t’i pyesni. I them meqë nuk punon dot, i thash ‘hapim një fermë’ dhe investova gati 5 milionë lekë. Flamuri ka qenë i dhunshëm. Goditja e parë që kam marrë nga ai ka qenë se nuk u ndez dhoma. Vjehrrës time t’i vijë turp se mbante sehir. Njëra nga kunatat e mia u çmend. Këta njohin dhunën në familje të gjithë. Unë fëmijët nuk i kam ndikuar që mos t’i duan fëmijët. I thoja Flamurit; mos na hap probleme. Kam që në dhjetor që nuk shkoj dot në shtëpi. Problemet nisën kur u rrit vajza se është adoleshente. Sa herë që ne bëjmë festa, Flamuri e degjeneron festën. Vajza ime është larguar nga shtëpia. Madje është 16 vjeçe dhe ai djalë ka precedentë penale. E kërkoja për 5 dite dhe Flamuri s’më tregonte. ‘Unë ty të kam një bidon benzinë’, kështu më thotë Flamuri. Ndaj se kam divorcuar Flamurin. Ai i jep edhe vajzës cigare hashashi që t’i shesë. Kjo është e pafalshme”, rrëfeu gruaja mes lotësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLEA PETRO/ Xhisiela dhe e vërteta që humbi
Previous article ARDHJA E TË FTOHIT/ Policia e Korçës merr masat. Bën porositë e DRUVE për... (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT