• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Miranda Rira, studentja që erdhi nga SHBA për të drejtuar bashkinë e Prrenjasit
Home
Intervista

PROFIL/ Miranda Rira, studentja që erdhi nga SHBA për të drejtuar bashkinë e Prrenjasit

1 October, 2018 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

/BORA XHANIJA

Ajo ishte pedagoge, më pas u bë deputete dhe e la postin e shumlakmuar politik të Tiranës, për t’iu përkushtuar drejtimit të punëve të bashkisë së Prrenjasit, zonës ku ajo lindi dhe u rrit me ëndrrën që pasi të ndryshonte një ditë jetën e saj, do kontribuonte për ta bërë këtë, edhe për bashkëqytetarët e saj.

Nëse do të pyesësh në qytetin ndanë rrugës Elbasan- Pogradec, se si është Miranda Rira, kryetarja e Bashkisë së tyre, shumica të thonë: E fortë por positive; “burrneshë” por dhe e butë; e vendosur por dhe e qetë.

Siç duket shkolla e lartë që ka mbaruar në Amerikë dhe studimet doktoriale në Belgjikë, e kanë transformuar për mirë vajzën e dikurshme “çapkëne”.

Thënë kjo, pasi siç rrëfen edhe vetë Miranda nuk e ka dashur gjithnjë politikën, duke qënë se filozofinë e kishte zgjedhur me dëshirë. Por teksa jepte mësim si pedagoge kuptoi se donte të bënte më shumë në jetën e saj.

“Doja të filloja sa më parë me Partinë socialiste, duke qënë se vija dhe nga familje e majtë. U mundova shumë por nuk mora përgjigje. Nëse Rama do të ishte aq aktiv në “Facebook” sa sot, ndoshta do kisha pasur një mundësi reale.”

Miranda nuk është rastësisht aty, siç ndodh shpesh të thuhet e besohet për vajzat dhe gratë që janë në poste drejtuese. Ndonëse nuk arriti të bëhej pjesë e partisë që donte, dhe edhe pse sot ndodhen ne kahe të kundëerta politike, kryeministri Rama kishte të drejtë kur para fitores së Miranës shprehej: “Votojeni, është kryebashkiakja që na duhet!”

E prej këtu, ajo e dinte fare mirë, që në kandidimin e saj në 2015, nën “flamurin” e LSI, jeta e saj do të ndryshonte tërësisht.

“Kur mu bë ftesa e parë serioze nga vetë Ilir Meta, asokohe mbaj mend që nuk kisha as teserën e partisë. Ndaj u ndieva jashtëmase e vlerësuar. Edhe pse nuk kisha ende asnjë kontribut konkret, u bëra gruaja e parë në qarkun e Elbasanit që po kandidoja. Dhe pranova menjëherë!”

Miranda aty filloi të ndiente se të qënurit kryebashkiake e qytetit të saj, do I sillte asaj sa siguri për vijëmisinë po aq edhe përgjegjësi për të ardhmen.

E pikërisht prej këtyre, ajo nuk u ndal për as edhe një çast. As kur e sulmuan e as kur e provokokuan. Nuk di ajo të ndalet, ndonëse Përrenjasi “aq është”, e aty mbetet.

Edhe pse pamja e parë të jep ndjenjën e brishtësisë, brenda është krejt e kundërta. Është ajo e një potenciali që duket gati për të shpërthyer.

Pikërisht kjo Mirandë, është ajo që debatet me kundërshtarët politik nuk e ka stepur kurrë. Ajo nuk di të heshtë. E nëse emri I saj është aty, heshtja nuk mbetet më një opsion.

E ka treguar këtë kur i  rikujtoi kundërshtarit politik se kur ajo merrte bursën ai pinte raki. E ka treguar po ashtu kur edhe pse sot në opozitë reagimet kundër kryeministrit kur preket Përrenjasi janë një nga pikat e forta të saj.

Ajo nuk di të qendrojë e të presë. Është mësuar që gjithnjë atë që do I duhet ta arrijë vetë. Të paktën kështu e kanë mësuar dhe ashtu si edhe në shkollë, ajo gjithnjë ka qënë nxënësja më e mirë dhe e bindur.

Kur shprehet se “Përrenjasin e kam gjetur një derexhe me borxhe”, Miranda e di mirë se për ta ndryshuar situatën I duhet të flasë më pak e të punojë më shumë.

Çfarë e pengon?

Asgjë.

Një figurë e pastër që sapo ka hyrë në politikë. Një njëri I lirë, që veç akuzave apo sulmeve politike që janë të zakonshme e të nevojshme, asgjë tjetër nuk ka mbi supe.

E prej kësaj, Miranda është e sigurt në atë që do të arrijë, ndaj qendron ashtu. Fisnike, sypatrembur dhe kokë lart.

Pozitive e dashamirëse. E vendosur dhe e qetë.

Teksa rrëfën për një mandat të dytë, në sytë e saj arrihet të shihet e vërteta fare e thjeshtë.

“Është e vërtetë se emocioni i të qënurit deputete në Kuvend është i papërshkrueshëm. Je dhe më e qetë e duket se nuk ke shume përgjegjësi.

Por të jesh kryebashkiake, kthehesh në personin e parë që do të zgjidhi problemet. Jam gjatë gjithë kohës pa pushim me njerëzit, nuk kam pushime, bëhet e pamundur pushimi kur dera të troket në çdo moment.”

Përrenjasi është ende vite dritë larg së bëri qyteti që duhet. E ajo e pranon këtë, është koshiente por nuk ndjen keqardhje.

Nuk ndjen pasi detyra që I ka vënë vetes shkon përtej keqardhjes. Që Përrenjasi të “mbijetojë” e më pas të lulëzoj, Mirandës I duhet punë dhe besim.

“Duhet të mendosh për dikë që është papunë, për një vend ku mund të bie zjarri, për çdo problem sado i vogël qoftë, je gjithmonë në alert: Ishalla nuk ndodh!”

Ndonëse mama e një vajze sot, kjo nuk është pengesë për të. Nëse është e nevojshme, vajza do të jetë me të, në zyrë duke pritur çdo qytetar të Përrenjasit. E këta të fundit ndoshta kur ta shohin, do kuptojnë se të gjithë bashkë funksionojnë pikërisht ashtu, si një familje.

“Gjatë periudhës së fushatës, vajza ime ishte vetëm tetë muajshe, e ushqeja me gji dhe mund ta mendoni se sa e lodhur ndihesha. Ishte sfidë për mua por ia dola”.

Hallet e Prrenjasit dhe banorëve të saj, janë po aq të vjetra sa edhe vetë jeta e vështirë në këto zonë ndanë rrugës nacionale, sapo futesh nga Maqedonia, në pjesën shqiptare të asaj që njihet si fillimi i Korridorit të tetë që përfundon në Portin e Durrësit.

Banorët e qytetit dhe 25 fshatrave në katër njësitë administrative të Prrenjasit, prej çerek shekulli janë në kërkim të një jete të re. E cila përveç emigracionit, është orientuar nga shfrytëzimi I afërsisë gjeografike me dy doganat e Shqipërisë me Maqedoninë, me liqenin e Ohrit për ngritjen e vaskave të mbarështrimit të troftës, kah pyjet dhe sëfundi edhe nga turizmi.

Zona e Rrajcës ku ndodhet shkëmbi I Skënderbeut dhe legjenda për Sofrën e tij dhe bukuritë e virgjëra natyrore të Sopotit, janë disa prej destinacioneve që Miranda Rira ka nisur prej kohësh ti studiojë, për ti shndërruar në atraksione turistike për të huajt por edhe shqiptarët kudo në Ballkan. E kur një kryebashkiake si ajo ia vë vetes një objektiv, me siguri herët ose vonë, mos u çudisni kur ta shihni që ajo të ndodhë.    

“Do e kërkoja një mandat të dytë. E dua dhe e kërkoj. Që kur të largohem nga Përrenjasi, të jetë i ndryshuar.

Ende nuk jam aty ku dua të jem”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SIGURI NUK E DINIT/ Kafeja rikuperon dëmet e alkoolit
Previous article VIZITA NË FAMILJEN ËNGJËLLUSHI/ Rama: Do kthehemi së shpejti nën një çati të re

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT