Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha thotë se Shqipëria është vendi i vetëm në planet, ku arreston vetëm opozita. Berisha thotë se asnjë bandë nuk arrestohet nga qeveria sepse pushtetin e ka pushtuar krimi. Duke iu referuar arrestimeve të fundit, ish kryeministri shprehet se policia dhe qeveria janë vënë në lëvizje dhe ka arrestuar disa persona vetëm pas denoncimit dhe akuzave të opozitës.
“Arrestimet nga opozita janë sirene alarmi për çdo qytetar qe te ngrihet me guxim për te çliruar një dite e me pare, me çdo mjet dhe çdo çmim, vendin nga kryeperdhunuesi dhe horrat përdhunues te tjerë ne qeveri, parlament, polici, prokurori, media etj etj.”- thotë ndër të tjera Berisha.


