Gjykata e Krujës ka dhënë vendimin për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. “Arrest me burg” është masa për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.
Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar nga Rraja.
Ditën e djeshme pati një ballafaqim të gjatë mes Rrexhep Rrajës dhe vajzës Xhiseila Malokut të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.
Gjithashtu në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhiseilës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhë deklarata të ndryshme.
Ai tashmë do duhet të përballet me gjykatën për dhunën e ushtruar ndaj të resë, e ndodhur që në muajt e verës por e mbajtur e fshehur. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat nisi një hetim për veprimet e mosveprimet e policisë me këtë rast. Pas 72 orësh Rexhep Rraja do të dal në gjykatë për masën e sigurisë.


