• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETI PËRPARON GJITHNJË E MË SHUMË DREJT TOKËS/ Durrësi në “hall”, shkak ndërtimet pa kriter
Home
Sociale

DETI PËRPARON GJITHNJË E MË SHUMË DREJT TOKËS/ Durrësi në “hall”, shkak ndërtimet pa kriter

30 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Çdo vit, deti përparon gjithnjë e më shumë drejt tokës, duke reduktuar sipërfaqen e bregdetit të Durrësit.

Erozioni, si një nga format e degradimit të tokës, është mjaft i dukshëm në brigjet e Adriatikut, siç vihet re dhe në rrugën që lidh Porto-Romanon me Bishtin e Pallës. Brezi i rërës aty nuk është më. Bunkerët, që dikur ndodheshin në breg, tani janë disa metra larg tij e të mbuluar nga uji.

Rruga e asfaltuar së fundmi është dëmtuar në pjesë të ndryshme të saj nga deti. Vija bregdetare Durrës-Bishti i Pallës ka një gjatësi prej afro 16 km dhe, për shkak të përbërjes së saj ranore e argjilore, është tejet e rrezikuar nga veprimtaria detare, që e ka shtyrë vijën bregdetare në drejtim të lindjes në shumë sektorë të saj.

Në zonën Porto Romano-Bishti i Pallës, dukuria e gërryerjes së tokës është mjaft e dukshme. Krahas kushteve gjeoklimatike, ndikim negativ ka dhe veprimtaria e pamenduar e njeriut mbi pasojat që favorizojnë fenomenin.

Ndërtimet pa kriter në bregdet, ashtu si gërryerja e shtratit të lumejve dhe devijimi i tyre, janë kthyer në rrezik evident për ekzistencën e mjaft plazheve përgjatë Adriatikut. Ato janë kthyer në barrierë për lëvizjen e lirë të aluvioneve e sedimenteve, duke prishur ekuilibrat natyrorë në bregdet dhe rrezikuar jo vetëm plazhet, por edhe infrastrukturën rrugore, banesat dhe jetën në komunitet.

Ndërtimi i portit të karburanteve 15 vite më parë, si dhe punimet për ndërtimin e një porti të ri karburantesh në zonë, duket se po e përshpejtojnë erozionin dhe rrezikojnë të ardhmen e kësaj zone me një potencial të fuqishëm ekonomik e turistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DHUNOI NXËNËSIN, MË PAS DHE PRINDIN"/ Kapet drejtori i shkollës, do të qëndrojë në...
Previous article PANUCCI NË HALL/ Zi për shqiptarët e Amerikës: Gashi dhe Hyka po vuajnë shumë

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë? Aktualitet

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë?

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT