Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes shumë liderëve, ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Ka qenë vet Meta që ka publikuar në ‘Facebook’ një foto me Haradinajn, takimi i të cilëve është bërë në New York.
“Pata kënaqësinë të takohesha në New York me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Washington DC dhe para nisjes së tij në Kosovë.🇦🇱🇽🇰”, shkruan në ‘Facebook’ Meta.


