Një 42 vjeçar është ndaluar nga Policia pasi dhunonte bashkëshorten e tij në Fier.
Mësohet se burri me inicialet B.F ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 33 vjeçares me inicialet A.F.
Materialet u referuan në Gjykatën e Fierit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, ndërkohë është plotësuar dhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.09.2018, u plotësua Kërkesë-Ppadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.F, vjeçe 33, pasi bashkëshorti i saj shtetasi B.F, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


