• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGËS NË TIRANË/ Detajet e REJA pak para arrestimit dy amerikanët u njoftuan dhe…
Home
Breaking News

LABORATORI I DROGËS NË TIRANË/ Detajet e REJA pak para arrestimit dy amerikanët u njoftuan dhe…

28 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të tjera zbulohen nga operacioni i disa ditëve më parë, që u finalizua me arrestimin e dy shtetasve amerikanë si prodhues droge. Bëhet fjalë për Arbër Isakun, shqiptaro-amerikan dhe Vincent DeCaro, të cilët u arrestuan më 21 shtator në Kukës, ku po tentonin që të largoheshin nga Shqipëria.

Arbër Isaku
Arbër Isaku

Burimet pranë grupit hetimor thonë për “Panorama” se DeCaro dhe Isaku ishin të skeduar edhe më parë për aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht, prodhimin e drogave sintetike. Për ta ishin lëshuar urdhërarreste në SHBA. “Panorama” publikon edhe fotot e dy të arrestuarve, të cilët pritet që të ekstradohen tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arbër Isaku është i moshës 29 vjeç dhe ka lindur në SHBA ku edhe është rezident.

Vincent DeCaro
Vincent DeCaro

Rreth një vit më parë, Policia në shtetin e Konektikat ka gjetur në banesën e tij rreth 160 gramë lëndë fentanyl dhe 200 tableta nga 40 gramë të dyshuara si lëndë psikotrope. Që në atë kohë, Policia amerikane skedoi të riun dhe nisi hetimet në gjendje të lirë. Mirëpo, duke ndjerë rrezikun, Isaku së bashku me DeCaron u larguan duke ardhur në Shqipëri. Këtu ata dyshohet se kanë nisur aktivitetin e prodhimit të lëndëve psikotrope, që shiteshin në lokalet e natës.

Prokuroria, edhe pse nuk ka gjetur drogë në apartamentin e dy të rinjve që ndodhej në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve, dyshon fort se ata kanë prodhuar lëndë të ndaluara dhe i kanë shitur ato në kryeqytet. Ky dyshim i arsyeshëm bazohet në materialet dhe sendet që kanë gjetur efektivët e Policisë në apartamentin në fjalë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, Gjykata e Kukësit ka dhënë disa ditë më parë masën e arrestit me burg me afat 30- ditor, për efekt ekstradimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani procedurat e ekstradimit kanë nisur në bazë të marrëveshjes. Mirëpo, burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë se edhe autoritetet në Shqipëri mund të nisin procedim penal për llogarinë e tyre për dy amerikanët e arrestuar, duke qenë se ka dyshime se vepra penale e prodhimit të narkotikëve të jetë konsumuar edhe brenda territorit të Shqipërisë.

Substancat që përdornin dy të arrestuarit për të derivuar drogën sintetike ishin medikamente që përdoreshin nga veterinerët për trajtimin e kafshëve të ndryshme. Droga në fjalë, që shitet më së shumti në lokalet e natës, sjell pasoja të rënda te konsumuesit, duke krijuar halucinacione dhe mosfunksionim të metabolizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË BERLIN/ Merkel ia thotë troç Erdoganit: Mes nesh ka dallime të mëdha
Previous article MERR FUND DILEMA/ Nuk është faji i Gattusos, ja kush është DEFEKTI I MILANIT

Isa.Autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT