• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË SHQIPËRI/ Kreu i Guardia di Finanza merr “Çelësin e Qytetit”: Adhuroj Tiranën
Home
Shqipëri

VIZITA NË SHQIPËRI/ Kreu i Guardia di Finanza merr “Çelësin e Qytetit”: Adhuroj Tiranën

28 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi ka marrë sot “Çelësin e Qytetit” nga kreu i Bashkisë së Tiranës ndërsa ka shprehur vlerësime maksimale për kryeqytetin shqiptar.

“Qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë”. Kështu u shpreh Toschi, i cili u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Komandanti Toschi dhe kryebashkiaku Veliaj vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite mes policisë shqiptare dhe asaj italiane në fushën e sigurisë, ku tashmë vendi ynë është partner i besueshëm në luftën ndaj kriminalitetit.

Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza edhe “Çelësin e Qytetit”. “Po jua dorëzoj Çelësin e qytetit të Tiranës sepse ju konsiderojmë pjesë të shtëpisë sonë, dhe me një miqësi të vërtetë dhe vlerësim për “Guardia di Finanza”, për vullnetin për të ecur përpara së bashku, jo si inferiorë, por si partnerë. Ju falenderoj vërtet! Tani kemi një qytet që është edhe më i sigurt dhe besoj se kjo është edhe meritë e juaja, sepse ka gjëra që mund t’i bësh i vetëm, por ka edhe gjëra, si krimi ndërkombëtar, që nuk mund t’i bësh ballë i vetëm, nëse nuk ke miq të vërtetë. Ju jeni një mik i vërtetë, ju vlerësoj shumë”, tha Veliaj.

Veliaj Kreu I Gdf (2)

Giorgio Toschi e cilësoi domethënës nderimit që i bëhet atij dhe “Guardia di Finanza”-s nga Bashkia e Tiranës. Ai theksoi se të dy vendet janë të impenjuara maksimalisht për të bashkëpunuar, ndërsa theksoi se gjithnjë e më shumë e vlerëson dhe e adhuron Tiranën.

“Jam jo vetëm krenar për marrjen e këtij çelësi, pasi ndër të tjera është edhe bukur, por edhe për domethënien dhe vlerën që përfaqëson ky çelës. E përsëris se kam fatin që të jem Komandant i Përgjithshëm në një moment të tillë, ku gjendemi në maksimumin e impenjimit tonë, edhe sa i takon aspektit të bashkëpunimit, por edhe konstatimeve, pasi qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë. Ndihem shumë i lidhur, pasi prej 22 vitesh ndjek këto misione. Ndaj është edhe një kënaqësi e madhe personale sepse me këtë çelës do të hap figurativisht portat e këtij qyteti që vlerësoj dhe adhuroj gjithnjë e më shumë”, u shpreh Toschi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZË NGA PERUJA/ Hitleri kandidon kundër Leninit në zgjedhjet vendore
Previous article MILANI I FRIKSHËM/ Mediokër në fushë, por në zyra po bëhet një superfuqi

k.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT