Në një video-konferncë në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me denoncimin e oficerit Emiljano Nuhu, i cili ka treguar se Xhisiela Maloku është përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Balla është shprehur se ai e ka thirrur dhe sot në zyrë deputetin Rraja për të sqaruar më mirë ngjarjen, ndërsa ka theksuar se nëse vajzës i është prekur fija e flokut, djali duhet të dënohet.
“Për mua është e rëndësishme që të zbardhet ngjarja, dhe nëse djali i deputetit i ka prekur dhe fijen e flokut vajzës duhet të dënohet”, ka thënë Balla.


