• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET ME BE-në/ Nis vlerësimi i legjislacionit për Shqipërinë
Home
Politikë

BISEDIMET ME BE-në/ Nis vlerësimi i legjislacionit për Shqipërinë

27 September, 2018 Isa.Autor Politikë

Shqipëria nisi sot në Bruksel takimet me Komisionin Europian në kuadër të procesit të vlerësimit të të gjithë kuadrit legjislativ shqiptar, sipas drejtimeve që lidhen me 35 kapitujt e bisedimeve dhe përputhshmërinë e tij me atë të BE-së. Siç dhe kanë shpjeguar përfaqësuesë të lartë të BE-së nga “cilësia e këtij procesi do të varet dhe ritmi me të cilin do të ecin më pas bisedimet për anëtarësim”.

Delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit kishte përfaqësuesë nga institucione të ndryshme të vendit, kryesohej nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në fjalën e saj në fillim të takimit ajo theksoi se “pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë tryezë do të rrisë presionin pozitiv për të ecur më shpejt në rrugën e reformave dhe për të rritur përgjegjshmërinë e Qeverisë në drejtimin e këtyre proceseve. Nga ana tjetër Komisioni Europian do te ketë më shumë kontroll në proceset e reformave, nga ana ligjore dhe politike”.

Takimi i cili vijon edhe nesër është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Europian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit. Ai kishte në qendër “Kapitullin 23” të negociatave të anëtarësimit “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, i cili do të jetë dhe kapitulli me të cilin do të nisin bisedimet për anëtarësim.

Takimet e shpjegimit të legjislacionit të BE dhe të ekzaminit të shkallës së përputhjes së legjislacionit të vendit kandidat normalisht zhvillohen pas hapjes zyrtare të negociatave. Fillimi i këtij procesi u bë i mundur në sajë të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE në qershor, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore.

Në ndërkohë, siç përcaktohet dhe në rekomandimet e Këshillit, “Shqipëria duhet të konsolidojë më tej përparimin në Reformën në Drejtësi dhe të dëshmojë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën undër krimit të organizuar, në veçanti ndaj kultivimit dhe trafikut të drogës, duke ruajtur dhe thelluar ritmet e tanishme”. Sipas Këshillit “përparimi i Shqipërisë do të duhet të monitorohet nga afër nga Komisioni Europian i cili do të ofrojë vlerësimin e tij në bazë të raportit të përvitshëm”, ndërsa saktësohet se “vendimi për hapjen e bisedimeve do të duhet të miratohet nga Këshilli dhe do të pasohet menjëherë me pas më Konferencën e parë ndërqeveritare brenda fundit të 2019, në bazë të përparimit të bërë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Shqiptaro-amerikanët skeptikë pë idenë e ndryshimit të kufijve
Previous article AUTORI I "GAME OF THRONES" I FRYMËZUAR NGA 12 EVENTE HISTORIKE/ Tregojnë sa brutale është bota jonë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT