• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Shqiptaro-amerikanët skeptikë pë idenë e ndryshimit të kufijve
Home
Rajon

MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Shqiptaro-amerikanët skeptikë pë idenë e ndryshimit të kufijve

27 September, 2018 Isa.Autor Rajon

Një grup përfaqësuesish të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut reaguan dje rreth ideve për korrigjime kufijsh ose shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë të paraqitura nga Presidenti Hashim Thaçi. Ata komentuan për Zërin e Amerikës pas një shkëmbimi mendimesh me Presidentin e Kosovës, i cili i dha fund qëndrimit në Nju Jork.

Në takimin me Presidentin Thaçi, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Nju Jorkut bënë pyetje për idenë e tij rreth një korrigjimi kufijsh me Serbinë, që në publikun e gjerë tashmë është interpretuar si shkëmbim territoresh mes dy vendeve: veriu i Kosovës me shumicë serbe në shkëmbim të Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare.

Në takim nuk pati debat, aty thjesht u dëgjuan me mirësjellje përghjigjet e Presidentit Thaçi. Por nëse do të përmblidhej me një fjalë përshtypja me të cilën dolën nga bashkëbisedimi përfaqësuesit e diasporës, kjo fjalë do të ishte skepticizëm.

Mark Gjonaj anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, thotë se shqiptarët në SHBA nuk mund të formulojnë një qëndrim nëse nuk dëgjojnë nga palët e ndryshme politike.

“Presidenti Thaçi ishte shumë transparent dhe i hapur në bisedën e tij. Ne do të kemi takime të tjera me udhëheqës të tjerë, me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Shqipërisë. Pas kësaj, komuniteti ynë do të mblidhet dhe do të publikojë një deklaratë. Presidenti Thaçi shpjegoi hapur se nuk do të ketë shkëmbim territori me Serbinë pa një referendum. Ne nuk jemi të gatshëm të japim asnjë pëllëmbë tokë të Kosovës. Çdo pëllëmbë e saj është e rëndësishme për ne, ashtu si çdo fëmijë është i rëndësishëm për një prind.”

Haxhi Dauti, i cili kryeson Këshillin Shqiptaro-Amerikan prej gati tre dekadash, thotë se është një barrë shumë e rëndë që vetë Presidenti Thaçi të fillojë e të bisedojë për territore të Kosovës.

“Nuk e di se përse Presidenti merret me këtë punë dhe kërkon të korrigjojë kufijtë. Sepse me korrigjimin e kufijve atje do të hasim në probleme. Në pikën e parë ai flet për Luginën e Preshevës pra për ndërrim tokash. S’ka shqiptar që nuk e do Luginën e Preshevës. Mirëpo si do të jetë në gjendje Kosova ose Presidenti i saj ta marrë atë territor nën kontroll kur nuk kanë një ushtri. Sepse Serbia kurrë numk i jep tokë Kosovës dhe këtë le ta heqim nga mendja.”

Xhevat Kukaj, përfaqësues i shoqatës Shpresa, thotë se Presidenti Thaçi është në rrugë të gabuar.

“Për të diskutuar dhe për të lëvizur kufijtë është një gjë e pamundur. Ne të gjithë e dimë se Serbia nuk është e gatshme në asnjë mënyrë të japë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Ajo kërkon një dëmshpërblim për këtë, kërkon nëse Kosova i jep Ujmanin, Trepçën, të cilat janë vendet më jetike për Kosovën. Nëse këto i jep, atëherë ku mbeti Kosova, çfarë kemi aty?”

Besim Malota, anëtar i Kryesisë së Vatrës, thotë se ideja e ndryshimit të kufijve është thjesht një strategji, por pa pasoja praktike.

“Vatra nuk njeh asnjë lloj shkëmbimi territoresh shqiptare me territore shqiptare. Për ne, të gjitha territoret që janë brenda kufirit të sotëm të Kosovës janë shqiptare, ashtu siç janë edhe ato në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.”

Personalisht, zoti Malota e mbështet idenë e një korrigjimi kufijsh që ai e quan një strategji:

“Korrigjim kufijsh do të thotë kthimi i pronave të Kosovës që i kishte para vitit 1950. Prandaj unë mendoj se kjo është ajo që thotë Presidenti i Kosovës: korrigjimin e gabimeve që janë bërë nga 1950 deri në 1959, por jo ndonjë ndryshim tjetër, jo për të falur prona të tjera ose të japim diçka e të marrim diçka. Pra, të kthehet harta e vitit 1950. Kjo është një strategji. Unë nuk besoj kurrë që ne mund ta marrim Preshevën.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Aksident me VDEKJE në Divjakë. Pas PËRPLASJES, një i PLAGOSUR dhe...
Previous article BISEDIMET ME BE-në/ Nis vlerësimi i legjislacionit për Shqipërinë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT