• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I ASHPËR/ Spiropali i kundërpërgjigjet Pampurit: Ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit
Home
Shqipëri

DEBATI I ASHPËR/ Spiropali i kundërpërgjigjet Pampurit: Ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit

27 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, akuzon deputeten e PS-së Elisa Spiropali dhe deputetin Ervin Bushati se po sulmojnë me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e tyre të paligjshme.

Por, nuk ka munguar edhe reagimi i deputetes socialiste, Elisa Spiropali e cila e quan një recitim vulgar deklaratën e deputetes demokrate.

Më tej Spiropali i përgjigjet akuzave të PD duke sqaruar se: 5 milionë Euro, makinë 100 mijë euro dhe të tjera broçkulla që lexove, kam vetëm në fantazinë e tmerruar të atyre që ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit!

Postimi i plotë:

“E dashur Orjola,

Ajo që lexove sot më trishtoi për ty dhe pyeta veten pse e bëre? Unë kurrë s’do kisha dalë të recitoja shpifje, të shkruara nga të tjerët për më tepër. As sikur të më vinin revolen në kokë (prej vërteti jo si revolja imagjinare e Taulantit mbi xhamat e syve te Palokës:-). E pyete veten pse ta besuan ty atë recitim vulgar?

Unë nuk e di a ta besuan sepse je grua që të shohin si sherbëtore, apo sepse të duan si recituese që të shesin për profesore(?)! Po në të dyja rastet, në vendin tënd do mendohesha pas kësaj që të bënë. Është e rëndë Orjola, më beso, të dua vetëm të mirën dhe nuk dua të të shoh në rolin e shërbëtores me titullin e profesores!

Tani më dëgjo pak: Unë 5 milionë Euro, makinë 100 mijë euro dhe të tjera broçkulla që lexove, kam vetëm në fantazinë e tmerruar të atyre që ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit! Kunati po, ai ka shumë milionë dhe janë ato miliona për të cilat Shqipëria ka të drejtë të dijë si janë bërë (makina nuk e di sa ka, po kjo s’ka rëndësi përderisa tek Shqupi nuk parkohesh dot pa lejen e Kunatit). Se ku punon bashkëshkorti yt nuk e di, di vetëm që i imi nuk do ulej me mua sonte në tavolinë nëse do kisha recituar kundër teje siç recitove ti kundër meje dhe kolegëve të mij!

Nuk të uroj të flesh e qete sot Orjola, për të mirën tënde! Po në të gjitha rastet një gjë mos e harro: Ti e përserit këtë vetëpërdorimin e sotëm dhe unë të thërras në gjyq! E unë s’jam ti, nuk kam asnjë kunat që më nxjerrë të bëj çingijen mbi rrotën e karrocës së Dulit dhe s’ka kunat që më prapëson kur e ndaj mendjen. Prandaj zemra, nëse s’do të dalësh para gjykatësve e të pranosh se je thjesht një shërbëtore e Kunatit, shtyje rrotën tutje e mos ndalo më para meje.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIN BUSHATI/ Kunati. "Mina me Sahat" e Lul Bashës!
Previous article "DO TË FUSIM PLUMBIN NË GOJË"/ Artan Hoxha: Më kërcënuan para se të hyja në...

F.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT