Në një deklaratë për Media Monika Kryemadhi ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun, vajza e cila ka denoncuar për përdhunim dhe dhunim djalin e deputetit të PS, Rrahaman Rraja.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Tre herë ka denoncuar dhe tre herë e ka tërhequr, e frikësuar dhe e dhunuar. Dhe më e tmerrshmja ishte rasti i tmerrshëm, do ishte një rast i mirë nga prokuroria për të hetuar se kush ishin personat që e detyruan dhe e shoqëruan që të japë atë intervistë.
Nuk më bën çudi taulant Balla në këtë ngjarje, të sqarojë pozicionin në këtë histori, të tregojë nëse qëndron apo jo, që djali i deputetit të PS, jo vetëm që ka kryer këtë vepër, por që është dhe në kërkim nga policia. Djali i deputetit është edhe ligji edhe Maliqi.
Mjaft të kërkon emrin e deputetit socialist dhe do të shohin që është në precedent penal…
Ky është rasti që nuk ka përfudfnuar me snaiper në lule të ballit, port që e kanë detyruar të dalë në një intervistë dhe të mohojë rastin.
Bëj thirrje që Xhisela të merret në mbrojtje