Një 57 vjeçar është ndaluar nga Policia pasi dhunonte bashkëshorten e tij në Fier.
Mësohet se burri me inicialet P.G ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 53 vjeçares me inicialet P.G.
Materialet u referuan në Gjykatën e Fierit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, ndërkohë është plotësuar dhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 25.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen P.G., vjeçe 53, banuese në Fier, pasi bashkëshorti, P.G., vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.


