• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA ME ARMË NË VLORË/ Kush janë dy autorët e tjerë, ja sa është shuma e vjedhur (FOTO+VIDEO)
Home
Breaking News

GRABITJA ME ARMË NË VLORË/ Kush janë dy autorët e tjerë, ja sa është shuma e vjedhur (FOTO+VIDEO)

26 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka konfirmuar se shuma monetare e grabitur në ngjarjen e një dite më parë në zonën e Skelës në Vlorë është rreth 19 mijë euro.

Burime policore thanë se personi i cili u shoqërua një ditë më parë për të verifikuar se ka lidhje me ngjarjen është lënë i lirë, pasi nga verifikimet ka rezultuar se nuk kishte lidhje me grabitjen, ndërkohë që janë identifikuar dy autorët tjerë të dyshuar për ngjarjen.

Dy autorët në kërkim janë nga Tirana, thanë të njëjtat burime, ndërsa bëhet me dije se aksioni për kapjen e tyre vijon me angazhim e forcave të policisë së Vlorës, por edhe atyre speciale si dhe me policinë e Tiranës.

Dy autoret në arrati dyshohet se mund te jene larguar gjate natës nga Vlora.

Ndërkohë, një ditë më parë, Armand Kuqi 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe baues në Tiranë, u arrestua në kodrat e Paanajasë rreth 30 minuta pas grabitjes me armë e maska, bënë me dije burime zyrtare nga Policia.

VIDEO/ Grabitja me armë dhe maska, tre personave iu morën 16 mijë euro, 1 i arrestuar (Detaje)

Furgoni që kryente veç transportit të qytetarëve edhe transfertë parash, ka rënë dje pre e grabitjes në mes të ditës në Vlorë.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur vepruan pak pasi furgoni zbarkoi nga trageti i linjës Brindizi- Vlorë dhe u nis për t’u parkuar në stacionin e përhershëm pranë stadiumit “Flamurtari”. Pikërisht në këtë moment, kur furgoni parkoi bashkë me 6 pasagjerë që ndodheshin në të, tre personat e armatosur dhe të maskuar kanë ndërhyrë duke iu grabitur shoferit e pasagjerëve në total një shumë prej 16 mijë eurosh.

aksioni vlore copy

NGJARJA

Sipas të dhënave nga Policia e Vlorës, ngjarja ndodhi rreth orës 09:05 në zonën e Skelës pranë stadiumit “Fla- murtari”, kur 3 persona dyshohet të maskuar kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe dhunës shoferin e furgonit të linjës “Itali-Vlorë”, si dhe disa nga pasagjerët. Autorët e ngjarjes, pas grabitjes janë lar guar menjëherë me dy automjete, të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre, i kanë braktisur te nënkalimi i “Panajasë” dhe janë larguar në këmbë nëpër kodrat e këtij fshati për t’u fshehur në pyll.

“Reagimi i menjëhershëm i Policisë së Vlorës, mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, bëri të mundur që pas rreth 30 minutash ndjekje të kapej në kodrat e Panajasë njëri prej autorëve të grabitjes, konkretisht sh- tetasi: Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Ndërkohë, Policia vijon ndjekjen për kapjen e dy personave të tjerë, të cilët janë larguar me shpejtësi në kodrat përreth duke u futur në pyll, ku ende vijon krehja e zonës për kapjen e tyre. Në afërsi të vendit ku u kap autori i parë është konstatuar edhe një sh- tetas tjetër, i cili është shoqëruar në Polici e po punohet për të parë nëse ka ose jo lidhje me ngjarjen. Në cilësinë e provës materiale Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjetet dhe 2 armët e zjarrit, që dyshohet se janë përdorur nga autorët”, thuhej në njoftimin e Policisë.

furgoni

TE DEMTUARIT

Furgoni me targë AA 227 KL mësohet se kryen linjën e Italisë nga Vlora drejt Firences dhe anasjelltas. Furgoni sjell shpeshherë porosi për persona të ndryshëm, deri edhe shuma monetare të dërguara nga të afërm të shtetasve që ndodhen në Itali. Në momentin që furgoni ka parkuar dhe qytetarët që prisnin të merrnin paratë janë afruar, aty janë shfaqur edhe tre personat e armatosur. Nën kërcënimin e armëve, ata arritën të grabisnin të gjithë qytetarët që morën paratë e dërguara nga familjarët e tyre, por edhe pasagjerët që ndodheshin në mjet bashkë me shoferin. Të dëmtuarit nga kjo ngjarje pohuan se kishin pasur shuma të konsiderueshme, deri në 4 apo 5 mijë euro. Pasi arritën të marrin rreth 16 mijë euro, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me dy mjete, të cilat rezultuan se ishin vjedhur prej tyre. Policia ka sekuestruar mjetin tip “Benz mercedez” me targa AA 523 BT, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes si dhe “Audi” me targa AA 625 IR, të cilin edhe këtë e kanë braktisur në afërsi të fshatit Panaja.

1

HETIMI

Veç personit të arrestuar dhe një tjetër i ndaluar si i dyshuar, blutë po kërkojnë edhe dy persona të tjerë. Deri më tani nuk ka të dhëna në lidhje me shumën e parave të grabitura. Policia nuk konfirmoi nëse i arrestuari posedonte një pjesë të kësaj shume. Ai është marrë në pyetje, por për efekt hetimi nuk bëhen të ditur emrat e dy personave të tjerë që kanë marrë pjesë në krim.

Burime të Policisë bënë të ditur se ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në grabitje, të cilët kanë qenë në dijeni të parave që transportoheshin në këtë formë, por edhe itinerarin e saktë të furgonit, drejtuesi i të cilit merrte përsipër edhe transferta parash.

2

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Axhenda e Kupës së Shqipërisë/ Zbuloni ORARET dhe çiftet e turit të parë (LISTA)
Previous article ÇFARË PO NDODH/ Man United eliminohet, por POGBA “feston” me të qeshura (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT