• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRENDA QENDRËS ESTETIKE/ Masazhe dhe seks, ja sa paguhej për 60 minuta
Home
Breaking News

BRENDA QENDRËS ESTETIKE/ Masazhe dhe seks, ja sa paguhej për 60 minuta

26 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka zbuluar 4 qendra estetike të kthyera në ambiente ku ushtrohej prostitucion, duke vënë në pranga 3 prej administratorëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

 

Brenda qendres ku ushtrohej prostitucin
Brenda qendres ku ushtrohej prostitucin

Ndërsa për 7 vajza që ishin “kamufluar” si të punësuara si masazhatore në këto qendra, por ushtronin prostitucion, ka filluar procedim penal. Burime nga Policia thanë se janë dashur 7 muaj hetime për të dokumentuar veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në disa zona të kryeqytetit.

Policia tha dje se është finalizuar operacioni i koduar “Extra Service”. Në pranga janë vënë 3 administratorë qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një tjetër u shpall në kërkim.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore finalizuan operacionin policor të koduar ‘Extra Service’, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve me iniciale H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni. Policia tha se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambiente ku ushtrohej ky aktivitet.

QENDRAT ESTETIKE

Ky nuk është rasti i parë që Policia zbulon qendra estetike, të cilat përdoren nga pronarët për ushtrim prostitucioni. Rreth një muaj më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 4 vjet e 8 muaj burgim pronaren e një qendre estetike në Tiranë, e arrestuar vitin e kaluar për shfrytëzim prostitucioni.

Megjithatë, ajo nuk qëndroi në qeli, pasi Gjykata e konvertoi dënimin me shërbim prove për 5 vjet. Në vendimin e gjykatës shpjegohej mënyra se si rekrutoheshin vajzat që ofronin shërbime erotike, si dhe zbardheshin disa nga mesazhet që shkëmbente tutorja me klientët. Baza e prostitucionit që u zbulua në shkurt të vitit të kaluar nga oficerët e Antitrafikëve ishte një aktivitet tregtar si qendër estetike, në rrugën “Jusuf Vrioni”, pranë bllokut “Vasil Shanto”, në Tiranë.

Sipas vendimit të gjykatës, klientët e kësaj qendre, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë të rinj deri në 50 euro, merrnin në këmbim masazhet erotike, por edhe kryenin marrëdhënie seksuale. Pronarja 38-vjeçare e qendrës, shtetasja Enkeleda I., u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucionit” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, duke u dënuar përfundimisht me shërbim prove për një afat 5-vjeçar.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, pronarja e qendrës kishte punësuar 5 vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet që janë konsideruar prostitucion. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se në qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe shërbime erotike.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura në telefonin e Enkeleda I. nga klientë të ndryshëm. “Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje. Në të njëjtën çështje u shpallën fajtore për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i kapur në flagrancë nga Policia në momentin e ndërhyrjes.

Një nga qendrat, te Rruga e Dibrës

Një nga qendrat estetike të kthyera në bazë ku ushtrohej prostitucion në Tiranë ndodhet te Rruga e Dibrës. Qendra tashmë e bllokuar me shirit Policie, “Lefteri Beauty Center”, administrohej nga një prej vajzave të arrestuara, shtetasja me iniciale L.Q. Në derën e jashtme të këtij ambienti shënohen disa shërbime kryesisht për femra që ofrohen aty. Megjithatë, klientët që paguanin për masazhe ekstra ishin meshkuj.

Nga kërkimet në rrjetet sociale rezultojnë dy adresa të hapura nga njëra prej tri administratoreve të arrestuara dje nga Policia, e cila ka në pronësi njërën prej qendrave estetike të kthyera në baza prostitucioni. Në postimet e saj shfaqen vajza të reja me veshje provokuese, ndërsa reklamohet pjesa e masazheve relaksuese. Të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë 3 mijë lekë për 60 minuta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDORIMI I VAJIT NË FLOKË/ Ja cilat janë dobitë e tij
Previous article "E DASHUROJ!"/ Roza Lati merr një super dhuratë nga Sara Kapo (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT