Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Presidenti Meta është takuar me homologun e Polonisë, Andrzej Duda.
Të dy homologët kanë vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Poloni, ndërsa theksuan se dy vendet kanë patur bashkëpunim prej dekadash.
“Vlerësoj rritjen e interesit e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Kënaqësi të konstatoj rritjen gjithnjë në rritje të turistëve polakë në Shqipëri. Vizita e Presidentit të Polonisë në Shqipëri do forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Meta.
Meta dhe Duda kanë dhënë mbështetje reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Pranoj me kënaqësi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë”, tha presidenti i Polonisë.


