Përfaqësuesit e PD tek Fevziu rrumpallë/ Nuk dinë të argumentojnë mekanizmin sesi do t’u hiqen koncesionet “oligarkëve”Blendi Fevziu ngriti pyetjen sesi do të funksionojë mekanizmi i propozuar nga PD.
“Mekanizmi është fare i qartë. Një departament antikorrupsioni dhe antimafie do të grumbullojë të gjitha materialet që do të hetohen dhe do të verifikohen dhe do të dërgohen në prokurori.
Ne nuk jemi prokurori, por kemi mbledhur denoncimet e qytetarëve dhe ekspertëve tanë”, është shprehur Florjon Mima.
Ndërsa Gazmend Bardhi sqaroi se kur PD të vijë në pushtet do të ndërtojë mekanizmin e tillë që të hetohet çdo zyrtar publik që ka firmosur kontrata të paligjshme dhe vendimet më pas do t’i marrë gjykata.
“Ajo që propozojmë ne është marrim koncesionin e parë. Kompania është regjistruar 2 ditë para se të hynte në garë. Kjo është krejtësisht e paligjshme, sepse një kompani që të fitojë një kontratë publike duhet të ketë eksperiencë.
Mekanizmi që i fut në kontroll të imtësishëm çdo zyrtar publik që ka firmosur kontrata të paligjshme dhe çdo kompani që është futur në një marrëdhënie kontraktore me shtetin dhe kontrataën e anulon nëse është e paligjshme”.
Pse nuk e çon që sot në gjykatë?
“Sepse nuk ka mekanizëm sot. Ne kur të vijmë në pushtet do miratojmë ndryshime në ligjin antimafia që parashikon sekuestrimin e pasurisë së zyrtarëve publike dhe bizneseve që janë përfshirë në këto afera. Gjykata do të marrë vendim”, u shpreh Bardhi.


