• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET VENDIMI I GJYKATËS/ Pse u arrestua kreu i Hipotekës dhe punonjësja
Home
Breaking News

ZBARDHET VENDIMI I GJYKATËS/ Pse u arrestua kreu i Hipotekës dhe punonjësja

25 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

zbardh vendimin e Gjykatës së Shkodrës, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit për të vendosur masat arrest me burg dhe arrest në shtëpi, ndaj kreut të Hipotekës së Shkodrës dhe një punonjëse të këtij institucioni.

Më konkretisht, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë Shkodër për:

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedures penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me detyrë Regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

 

 

2.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedures penale ndaj të dyshuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

Hetimet

“Gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi I dytë dhe 259 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A.H, J.Z, S.M, S.T. Në vijim të hetimeve, është regjistruar për llogari të këtij procedimi penal edhe emri I shtetasit M.B.”, thuhet në vendimin e gjykatës që ka pranuar kërkesën e Prokuroisë, për masat e sigurisë.

Arrestohet drejtori i Hipotekës së Shkodrës dhe punonjësja, akuzat

E reja e cila shihni në fotografi është Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës. Ajo u arrestua këtë të martë bashkë me kreun e këtij institucioni.

c2a48322-2093-4d3f-8185-190

DETAJE/ Si u arrestua drejtori i Hipotekës, në pranga edhe një punonjëse. Emri

Policia e Shkodrës pas një urdhri të prokurorisë ka ndaluar shtetasin Zamir Leka, drejtor i hipotekës në Shkodër.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.

Zamir Leka

Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Bashkë me të, sipas burimeve, është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë, prokuroria lëshoi urdhër-ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj. Ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj. Para këtyre arrestimeve në hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rashica nuk luan/ Werder Bremen mposht Hertën dhe merr vendin e dytë
Previous article Geti dhe Marina më të dashuruar se kurrë në Miami/ Reperi sapo na zbuloi detajet e këngës së re (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT