Zbardhen detaje të reja nga grabitja e furgonit të linjës Firence-Vlorë u grabit mëngjesin e sotëm nën kërcënimin e armëve të zjarrit nga tre persona, pranë stadiumit ”Flamurtari” të qytetit bregdetar. Në momentin e grabitjes, furgoni sapo kishte mbërritur dhe po parkonte. Udhëtarët ishin kryesisht pasagjerë që cilët vinin nga Italia, ndërsa shuma e parave të grabitura mbetet ende e paqartë, ndërsa dyshohet rreth 10 mijë euro.
Vetëm njërit prej pasagjerëve, një të moshuari, grabitësit i morën çantën me 4 mijë euro. Burime pranë grupit hetimor thanë se dyshohet se grabitësit janë grup i mirë-organizuar, të ardhur nga Fushë Kruja ose Tirana.
Furgoni i përkiste një agjencie që bënte linjën Firence-Vlorë nëpërmjet tragetit, ndërsa shoferi i tij është Dëfrim Balili. Menjëherë pas ngjarjes, policia u vu në ndjekje të autorëve të cilët braktisën dy automjetet e përdorura në grabitje në fshatin Panaja. Blutë arritën të arrestonin një prej autorëve, ndërsa sekuestruan maskat, dorezat si dhe dy armë zjarri kallashnikov të cilat u përdorën në grabitje. Dy autorët e tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Dyshohet se dy autorët e tjerë janë fshehur në banesa të braktisura në fshatin Panaja. Në aksion ndodhen Forcat Delta, FNSH dhe policia e Vlorës.


