Debatet midis mazhorancës dhe opozitës janë nxehur duke u shndërruar ne lumë akuzash ndaj njëri tjetrit. Mazhoranca e akuzon Bashën për kunatin si marrës tenderash në kohë kur Basha ishte kryetar Bashkie.
Por kunati i Bashës nuk është akuzuar vetëm nga PS ai është akuzuar edhe nga njerëzit më të lartë të partisë demokratike si Jozefina Topalli, Arben Imami dhe Astrit Patozi. Duke e quajtur partinë demokratike në udheheqjen e Bashës si partia e kunatit e cila lëviz vetëm për interesa të tij.
Por kur u bë lajm për mediat kunati i Lulzim Bashës:
Për herë të parë për kunatin e Lulzim Bashës është folur në kohën kur ky i fundit u bë kryetar bashkie. Mediat dhe opozita e kohës por dhe shumë biznese e akuzuan Erion Isufin (kunatin e Bashës) se merrte para për të vendosjen e kioskave te pedonalja e Tiranës.
Më pas emri i tij u përmend kur u dhunuan romët që mblidhnin kanaçe në Tiranë, sepse kunati do të hapte biznes për riciklimin e mbetjeve.
Ndërsa vjehrri i Bashës është një tjetër personazh i njohur në media. Ai është ndërtues dhe përpara disa vitesh ndërtoi një pallat në mes të detit në Vlorë. Pallati i tij u prish nga INUK sapo qeveria socialiste erdhi në pushtet.
Fjala e Astrit Patozit:
Kunati i zotit Basha është pjesë e shtabit të partisë. Nuk ka ndodhur në asnjë parti një rast i tillë që familjarët eklipsojnë figurat qendrore të partisë dhe njeriu kyç është kunati.
Fjala e Jozefina Topallit:
Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”.
/AlpeNews.al


