• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI I RREZIKSHËM KRIMINAL/ Masa e sigurisë, Safet Bajri njihet sot me vendimin
Home
Breaking News

GRUPI I RREZIKSHËM KRIMINAL/ Masa e sigurisë, Safet Bajri njihet sot me vendimin

25 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I kërkuari ndërkombëtarisht, i njohur si person i rrezikshëm në Shkodër, Safet Bajri do të dalë sërish sot para gjykatës së Krimeve të Rënda. E ndërsa dje në Shkodër u njoh për masën e sigurisë në lidhje me dënimin në mungesë në Belgjikë dhe në Tiranë sipas avokatit për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve, sot te Krimet e Rënda do të dalë sërish, por për pistoletën pa leje që iu bllokua gjatë operacionit të premten në mbrëmje dhe lëndën narkotike që iu sekuestrua.

Përpos tij para gjykatës sot do të dalin edhe anëtarët e tjerë të bandës; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu, të arrestuar në Tiranë, po gjatë operacionit të së premtes.

Ndërkohë që në kërkim janë; Enver Bajri 45 vjeç, që konsiderohet si koka e grupit kriminal dhe Nelson Hysa 34 vjeç. Gjyqtarja që do të japë vendimin është Ilirjana Olldashi, ndërsa nuk dihet nëse do të marrë të njëjtin vendim si në seancën e djeshme që nuk lejoi mediat me argumentin se ka sekrete hetimore.

Sot te Krimet e Rënda për masë sigurie
Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër
Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë
Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë

Masat e sigurisë dje te Krimet e Rënda
Arrest me burg për Safet Bajrin
Arrest me burg për Emrah Plakun
Arrest me burg për Ilir Bajrin
Arrest me burg për Armir Grimën
Arrest me burg për Astmer Bilalin
Arrest me burg për Fabjol Rexhepin

Grupi Bajri-Të arrestuar nga dy operacionet
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim:
Enver Bajri 45 vjeç
Nelson Hysa 34 vjeç

Akuza për grupin Bajri
Të gjithë këta persona akuzohen për vrasje me dashje, gjobëvënie, armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje, të gjitha këto vepra në formën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001 dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.  Grupi kriminal “Bajri” po hetohet për ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht. Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”.

Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit. Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë ku u finalizua. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, tre prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh. Operacionet në Shkodër vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet. Në vetëm 3 muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ku më e fundit ishte ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku. 2 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MREKULLIA E VLORËS"/ Deti dhe bukuria e tij tërheqin mijëra turistë
Previous article ISLIT I PLOTËSOHET DËSHIRA NË MES TË EMISIONIT/ Merr puthjen nga e preferuara e tij e ekranit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT