Në masa të rrepta sigurie Gjykata e Krimeve të Rënda ishte përgatitur që të zhvillonte seancën për Emiljano Shullazin dhe anëtarë të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij, por jo seancë u shty.
Kjo seancë shërbeu dhe për tu njohur me dy prokurorët e tjerë që janë bërë pjesë e grupit të prokurorëve që kanë pranuar të përfaqësojnë akuzën.
Veç Donika Prelës dhe Gentjan Osmanit, pjesë e grupit të prokurorëve ishin edhe Anton Martini dhe Besnik Muçi.
Kujtojmë, se pak ditë më parë kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve, të cilët refuzuan të përfaqësonin akuzën.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u shkaktua një kaos, pasi u tentua që prokurorët e pretencës të zgjidheshin me short, gjë që u kundërshtua.


