MYNIH (Gjermani) – Edicioni i 185-të i Oktoberfest – Festa e birrës.
LIVERPUL (Britani e Madhe) – Kongresi vjetor i Partisë Laburiste, partia kryesore e opozitës britanike.
BERLIN (Gjermani) – Kancelarja Angela Merkel dhe kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo do të mbajnë fjalim gjatë një takimi për industrinë gjermane të automobilave.
FULDA (Gjermani) – Konferencë shtypi e një grupimi të viktimave pas prezantimit në Konferencën Episkopale gjermane të një raporti për përhapjen e abuzimeve seksuale të kryera nga klerikët katolikë ndaj fëmijëve nga viti 1946 deri në 2014.
SHËN-SEBASTIEN (Spanjë) – Festivali ndërkombëtar i filmit.
VJENË (Austri) – Takimi i ministrave europiane të Bujqësisë.
GJENEVË (Zvicër) – Protokolli ndërkombëtar i luftës kundër kontrabandës së duhanit pritet të hyjë në fuqi pas miratimit nga Britania e Madhe.
LONDËR (Britani e Madhe) – Seancë dëgjimore për ekstradimin e biznesmenit turk, Akin Ipek, i akuzuar nga Ankaraja si njeri i afërt me orkestruesin e grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Fjalimet e para të krerëve të shteteve dhe qeverive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
UASHINGTON (SHBA) – Nis takimi dyditor i Komitetit të Politikës Monetare të FED-it.


