3 persona të armatosur dhe me maskë kanë grabitur një çantë në Vlorë. Furgoni sapo kishte zbritur nga trageti, vinte nga Italia dhe brenda ndodhej dhe çanta me para. 3 grabitësit kanë qenë të veshur me kostum sportiv, kapuç dhe syze.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e tjera të grabitjes. Nuk dihet se kujt i përksinin këto para, pasi çanta ka ardhur si porosi nga Italia.
Mësohet po ashtu se janë grabitur disa zarfa me para, që në total kapin shifrën e 10 mijë eurove. Sipas burimeve grabitësit janë larguar nga vendngjarja me një Benz të zi.
Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse ka identifikuar ndonjërin prej autorëve të kësaj ngjarjeje.



