• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SAFET BAJRI/ “I forti” i Shkodrës fshihet nga lista e personave më të kërkuar në Belgjikë (FOTO)
Home
Breaking News

SAFET BAJRI/ “I forti” i Shkodrës fshihet nga lista e personave më të kërkuar në Belgjikë (FOTO)

24 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit në Tiranë, emri, fotografia dhe të dhënat e rekordeve kriminale të Safet Bajrit (Rustemi) janë fshirë nga faqja online e policisë belge, ku paraqiten personat më të kërkuar në Belgjikë. Emri i Safet Bajrit në listën e personave më kërkuar në Belgjikë u regjistrua të martën e 10 Korrikut.

Safet Bajri 1

Ndërkohë, dënimit me 22 vite burgim i dhënë ndaj Bajrit në Belgjikë, i është hapur rruga e konvertimin në vendin tonë.

Safet Bajri 2

Paraditen e sotme, Safet Bajri është njohur me masën e sigurimit personal “arrest me burg pa afat” në Gjykatën e Shkalles se Parë Shkodër, paraditen e sotme. Masa e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës ndaj Safet Bajrit është në kuadër të dënimit dhënë ndaj tij nga drejtësia belge. Në gjykatë, Bajri, i njohur edhe si “i forti i Shkodrës”, është njohur me dosjen nga Belgjika dhe më tej me masën e arrestit me burg.

Pas kësaj, ai u trasnportua në Tiranë nën masa të rrepta sigurie. Safet Bajru u paraqitet te Krimet e Rënda në kryeqytet për tu njohur me masën e sigurimit personal “arrest me burg”, në kuadër të procedimit të nisur nga autoritet shqiptare.

Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens, është shprehur për gazetarët atje se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin. Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por, Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve.

Këtë verë, policia belge e futi Safet Bajri u fut në listën e personave më të kërkuar nga policia belge. Në përshkrimin që bënte policia belge për Safet Bajrin, i njohur edhe me mbiemrin Rustemi, zbardhej edhe dënimi me 22 vite burgim, i marrë nga gjykata atje:

“Më 25/01/2017, Safet Rustemi u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk “kanë kursyer asnjë mjet”: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja të cilat u detyruara të prostituonin. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm.

Më 22 shkurt 2014, ai përsëri dënohet nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 8 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai dënohet me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PO E NJOHIM DOTË"/ Enca sapo bëri ndryshimin "drastik" në pamje (FOTO)
Previous article “Trupin si peshk”/ Luana Vjollca sfidon Kim Kardashian teksa shfaqet me belin super të hollë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT