• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETINGU NË POLICI/ Ndreu: Mungesa e deputetëve të opozitës ka sjellë edhe vonesa të proçesit
Home
Shqipëri

VETINGU NË POLICI/ Ndreu: Mungesa e deputetëve të opozitës ka sjellë edhe vonesa të proçesit

24 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Vettingu në polici do të nisë pavarësisht mungesës së opozitës. Pasi sipas deputetit socialist, Pjerin Ndreu, ky proces është vonuar për shkak të mungesës së pakicës në nënkomision. Ndërsa i ka bërë thirrje PD që të mbështesë policinë e shtetit dhe jo të bëjë politikë me situatën e krimit.

Pas ngërçit që është krijuar me ligjin për shkollën e magjistraturës, opozita ka braktisur edhe procesin e rivlerësimit të efektivëve të policisë, pasi ka kërkuar fillimisht që në sitën e vettingut të kalojë i pari Ministri i Brendshëm Xhafaj.

Mungesa e deputetëve të pakicës ka sjellë edhe vonesat në procesin e vettingut sipas socialistit Pjerin Ndreu.

Ndreu: Ka njëfarë ngecie por që nuk do të presim gjatë, do të fillojmë shumë shpejt.

Por pavarësisht se janë koshientë që ky proces do të kontestohet nga demokratët, anëtari i nënkomisionit parlamentar për mbikqyrjen e këtij procesi  thotë se mazhoranca e ka kuorumin për të vijuar mbledhjet pa to.

Ndreu: Kemi kuorumin e nevojshëm, do të vazhdojmë. Nuk do të lëmë asnjë qelizë të kësaj shoqërie pa e kaluar në filtër.

Fillimisht 300 zyrtarë të lartë të policisë së shtetit do të kalojnë në sitën e Komisionit të  Jashtëm, i cili përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI-së, 5 pedagogë të Universitetit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurim të hapur.

Ndërsa për vettingun në politikë, Pjerin Ndreu ka të njëjtën përgjigje si deputetët e tjerë të PS.

Ndreu: Ligj të legjitimosh politikën e thashethemeve se unë thashë, unë pashë… Unë jam deputet, shkoj në zonë dhe takoj këdo, nuk mund të më anatemosh mua sepse takova një që ka qenë në burg. Ne e kemi mekanizmin të mirëpërcaktuar tek SPAK dhe SPAK u jep përgjigje të gjithëve.

Deputeti socialist i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëjë thashetheme me situatën e krimit në vend, pasi është i vetmi që nuk ka parti.

Ndreu: Jo çdo krim që ndodh duhet të jetë arsye për të reaguar. Në Shqipëri ndodh një çudi e madhe, bëhet opozitë me çdo krim që ndodh. Hall ta godasësh dhe hall mos ta godasësh. Në të dyja planet je i akuzuar publikisht. Nëse opozita ka të dhëna, të shkojë dhe ti bëjë prezent.

Ndërsa për masat disiplinore dhe transferimet e Prokurorëve të Krimeve të Rënda nga kryeprokurorja Arta Marka, deputeti e shikon si një çështje të brendshme dhe shprehet se politika nuk duhet të ndërhyjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Michael Jackson është gjallë? Pasi të dëgjoni këtë video nuk do tu besoni veshëve
Previous article Zhgënjehet Ronaldo-Ronaldinho/ KAKA: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Isa.Autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT