Nuk ndalen dezertimet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas Fierit, Vlorës, Elbasanit Gjirokastrës, Belshit, Skraparit Shkodra sot ishte radha e sot ishte radha e Koçovës. Valbona Hoxha, largohet nga grupi i Këshilltarëve te LSI-se dhe i bashkohet grupit socialist.
Vendimi i Hoxhës u bë publik sot nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçove, ku një dite me pare kishte depozituar edhe deklaratës e largimit te saj.
Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve qe i bashkohet grupit te këshilltarëve socialist ne Kuçovë, grup i cili tani perben maxhorancen në këshill me 17 anëtare nga 35 qe eshte numri total i këshilltarëve. Anija e LSI ishte e çarë po tani duket që nuk ndreqet ka filluar të “fus ujë” dhe duket që dita ditës po mbytet dhe kërkon të gjej shpëtimi duke u mbajtur pas velave të PD.
/AlpeNews.al


