Një 20-vjecar u arrestua nga Policia e Kukësit pasi akuzohet se i ka vënë tritolin një shtylle tensioni.
Feim Lugja me banim në Kalimash, ditën e djeshme më 23 shtatir, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.
Sipas policisë, i riu kishte kërkuar të kthehej në punë, por nuk e kishin marrë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël Cannabis Sattiva.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.
Policia thotë se materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


