Një shpërthim ka ndodhur në minierën e Kalimashit në Kukës, aty ku policia deklaroi se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla.
Informacionet e fundit bejne me dije se autori është 20 vjeçari nga Kukësi, i cili sapo është arrestuar. Ende nuk dihen motivet e të riut që çuan në shkaqet e ngjarjes.
AlpeNews.al bën me dije se Feim Lugja është personi mëposhtë:
Njoftimi i policisë:
“Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka e Kalimashit’, në një shtyllë elektrike të tensionit 10,000 kw, që furnizon me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit “IMI”, dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozive, për pasojë është dëmtuar shtylla”, bën me dije policia.
/AlpeNews.al



