Ka nisur me vonesë seanca e parashikuar tek Krimet e Rënda për Safet Bajrin. Vonesa gjatë transportit nga Shkodra për në Tiranë ka bërë që seanca e parashikuar për në orën 14:00 për Bajrin, të niste me rreth 50 minuta vonesë.
Vonesa në transport ka shkaktuar disi merak në gjykatë, por më pas Bajri ka mbërritur i shoqëruar nga dhjetëra forca policie.
Në gjykatën e Krimeve të Rënda, Safet Bajri së bashku me anëtarë të tjerë të bandës “Bajri”, të arrestuar gjatë aksionit policor “Oaz”, u njohën me vendimin për ta.
Ndërkohë që është dhënë dhe vendimi për 6 të arrestuarit nga Gjykata e Apelit. Gjykata vendosi arrest me burg për Safet Bajrin, Ilir Bajri, Emrah Plakun, Armir Grimën dhe Fabjol Rexhepin. Ndërsa ka vendosur arrest shtëpie Astmer Bilali.


