• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA PLENARE/ Kuvendi miraton tre projektligjet e parashikuara në rendin e ditës
Home
Shqipëri

SEANCA PLENARE/ Kuvendi miraton tre projektligjet e parashikuara në rendin e ditës

24 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Seanca plenare e sotme nisi me diskutimin për projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”. Në mungesë të opozitës në seancë, diskutues ishin vetëm dy deputetë të Partisë Socialiste, Ismet Beqiraj dhe Beskik Bare. Pas diskutimeve, nisi procedura e votimit.

Sipas rendit të ditës, u votua lidhur me një ndryshim në projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Me sallën e boshatisur në radhët e opozitës, edhe seanca e sotme ashtu si pritej, zgjati fare pak dhe pa debate.

Kjo ishte seanca e pestë në të cilën opozita nuk ishte ne Kuvend, ndërkohë që çdo të enjte ka zhvilluara seanca paralele në të gjitha qytetet ku, sipas tyre, dominon krimi.

Ndërkohë, në rendin e ditës për seancën e sotme në Parlament vijojnë të mbeten të mbartura ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, siç është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIBRAT FALAS/ Ministri Bushati i shpërndan edhe për diasporën në SHBA
Previous article SURPRIZAT NUK KANË MBARUAR AKOMA/ Elita dhe Gjiko kthejnë dasmën e tyre në dokumentar (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT