Çdo herë pavarësisht dashurisë së madhe që mund të keni për partnerët duhet të bëni kujdes gjatë marrëdhënieve sepse mund të përfundoni kudo në rrjete sociale dhe video e juaj të bëjë gjiron në mbarë Shqipërinë dhe jo vetëm.
Një 34 vjeçar nga Shkodra me inicialet E.Ç ka kërcënuar ish-partneren e tij se do t’i publikonte disa materiale që kishte foto dhe video në rast se ajo nuk do të bënte siç thoshte ai. 34 vjeçari pasi është ndarë nga partnerja e tij ka ruajtur disa materiale siç ai pretendon dhe gjatë gjithë kohës i ka bërë presion partneres së tij që ajo t’i plotësonte çfarëdo që ai thoshte.
E gjendur në këtë situatë partnerja ka bërë një kallëzim në policinë vendore të Shkodrës duke treguar plotësisht historinë e saj dhe në këtë mënyrë pas hetimeve është arritur që 34 vjeçari E.Ç i cili kërcënonte partneren e tij të ndalohet nga forcat e policisë.
Ai ka mohuar një gjë të tillë por efektivët kanë mjaftueshëm prova ndaj tij për çfarë akuzohet. Nuk janë të pakta rastet kur zakonisht meshkujt pasi ndahen nga partneret e tyre ruajnë materiale të ndryshme filmike ose fotografi dhe më pas shantazhojnë ish-partneren që të veprojë në mënyrë arbitrare qoftë edhe për të kryer sërish marrëdhënie pas asnjë dëshirë.
Më poshtë njoftimi i policisë për këtë rast:
Më datë 22.09.2018 u ndalua shtetasi E. Ç., vjeç 34, banues në Shkodër. Nenet 121/a e 320 të Kodit Penal.


