• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHMANGET TRAGJEDIA NË RINAS/ Avioni me 200 pasagjerë, shoferi i DEHUR tenton të… (DETAJET)
Home
Breaking News

SHMANGET TRAGJEDIA NË RINAS/ Avioni me 200 pasagjerë, shoferi i DEHUR tenton të… (DETAJET)

23 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë një tjetër incident të kompanisë ajrore ”Blu Panorama”. Një pilot i kësaj kompanie është kapur i dehur nën efektet e alkoolit pak përpara se të hipte në bordin e avionit të cilin do ta pilotonte, paraditen e të shtunës. Report TV dhe Shqiptarja.com ekskluzivisht nga burime pranë aeroportit të Nënë Tereza kanë mësuar të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë dhe emrin e pilotit. Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit kanë treguar se bëhet fjalë për pilotin Italian të Blue Panorama, Emilio Leone. Piloti i dehur është zbuluar nga punonjësit e kësaj linje ajrore të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë. Efektivët e komisariatit të Rinasit janë vënë në lëvizje pasi kanë marrë njoftimin duke i bërë testin e alkoolit pilotit Emilio Leone. Nga testi me paisjen Drager ai ka rezultuar alkooli në trupin e tij kapte vlerën e 0.32 % mbi normën e lejueshme. Burime nga aeroporti i Rinasit i thanë Report Tv dhe Shqiptarja.com se avioni ishte gati për nisje me 200 pasagjerë në bord kur u zbulua se piloti ishte i dehur. Në të tilla kushte është anuluar menjëherë fluturimi për të pritur zëvendësimin e pilotit të dehur. Pikërisht ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur një situatë të paprecedentë në historinë e aviacionit shqiptar kur një pilot është zbuluar se ka tentuar të pilotojë i dehur. Ndaj pilotit Italian Emilio Leone nuk është aplikuar masa a arrestit, kjo pasi nuk e parashikon ligji shqiptar por vetëm i është ndaluar të fluturojë.  Për rastin në fjalë janë njoftuar dhe pala italiane e cila e ka licensuar Emilio Leonen.

Të tilla ngjarje me pilotë të dehur janë shumë të rralla por nuk kanë munguar edhe në vende të ndryshme të botës. Më 21 Janar 2018, policia britanike ka arritur të shmangë një tragjedi të mundshme pasi ka arrestuar një pilot avioni pasagjerësh. Ndalimi i tij erdhi pas konstatimit se ai do të niste udhëtimin në gjendje të dehur. Policia britanike ka shmangur një tragjedi ndërsa ka arrestuar pilotin e një avioni të “British Airways”, pak përpara nisjes nga aeroporti londinez i “Gatwick”, pasi personeli në bord dyshonte se ishte i dehur. Ekuipazhi ishte alarmuar, pasi kishte ndjerë armën e alkoolit, dhe në këtë situatë ka kërkuar ndihmë. Mjeti fluturues, një Boing 777 me 300 pasagjerë, duhej të nisej në orën 20:20 të premten për një udhëtim prej 11 orësh drejt Mauritius.

“Zyrtari u prangos dhe u mor me vete, disa pasagjerë mbetën me gojë hapur, është e tmerrshme të mendosh se çfarë mund të kishte ndodhur”, tha një dëshmitar. Një zëdhënës i “British Airways” thekson se shoqëria po e shqyrton rastin me shumë seriozitet dhe po bashkëpunon me policinë.

“Siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit janë gjithmonë prioriteti jonë”, shton ai. Ndërkohë, avioni është nisur me gati 3 orë vonesë me një tjetër pilot. Ndërsa, piloti i arrestuar është një 49-vjeçar nga Londra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse vjellim pas një nate të gjatë alkoli? Me siguri nuk ua merr mendja arsyen
Previous article Horoskopi, 23 shtator 2018: Hapet një fazë mjaft ngacmuese nga pikëpamja sentimentale, sidomos...

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT