• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETTINGUT/ Gjyqtarëve u llogariten darkat, saunat dhe mbushja e dhëmbëve
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETTINGUT/ Gjyqtarëve u llogariten darkat, saunat dhe mbushja e dhëmbëve

22 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Verifikimi i ligjshmërisë së pasurisë mbetet kolona kryesore e Vetingut të rreth 800 njerëzve të drejtësisë shqiptare. Rëndësia e kriterit të pasurisë është konfirmuar edhe nga bilanci i deritanishëm i zbatimit të ligjit të Vetingut.

Nga rreth 30 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar deri më tani, vetëm një subjekt është shkarkuar për shkak të lidhjeve me krimin, konkretisht anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, ndërsa subjektet e tjera janë larguar nga drejtësia për mosjustifikim të pasurisë me të ardhura financiare të ligjshme.

Trupat gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, gjatë analizës financiare të të ardhurave të gjyqtarëve të prokurorëve në raport me shpenzimet dhe vlerën e pasurive të paluajtshme, kanë përllogaritur shpenzimet jetike, por edhe shpenzime të tjera, duke marrë parasysh shtresën e lartë shoqërore në të cilën bëjnë pjesë njerëzit e drejtësisë. Tek shpenzimet jetike përllogariten ushqimi, uji dhe faturat e energjisë elektrike.

Ndërkaq, KPK ka përllogaritur edhe shpenzimet për dreka dhe darka, për palestër, shpenzimet dentare, saunat, pushimet brenda vendit, udhëtimet etj.

“Nëse do të përllogariteshin me shifra më reale dhe të segmentuara për çdo zë: ushqimi, faturat e energjisë elektrike, të ujit, të shërbimeve televizive, interneti, pastrimi dhe mirëmbajtja e banesave dhe e autoveturave, siguracionet e ndryshme, argëtimeve të mundshme (si p.sh., frekuentimi i restoranteve, bareve, hoteleve, udhëtimeve dhe pushimeve brenda vendit, palestra, shërbime për mirëmbajtje trupi), shpenzime të mundshme mjekësore/dentare, etj., – sigurisht që do të arrinim në një shumëfish të shumës simbolike prej 3 eurosh në ditë për shpenzimet jetike për një anëtar të çdo familjeje të shtresës së mesme, kudo që ajo të ketë banuar dhe, natyrisht, akoma më tepër për shtresën e lartë”, thuhet në arsyetimin e vendimit të KPK, për përllogaritjen e shpenzimeve të gjyqtarit, Admir Thanza. Me të njëjtin standard, KPK po operon edhe me rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë.

Udhëtimet

Në analizën financiare të shpenzimeve në raport me të ardhurat e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, Komisioni i Vetingut i ka llogaritur koston e të gjitha udhëtimeve jashtë vendit.

“Shpenzimet e udhëtimit sipas sistemit TIMS29 për subjektin e rivlerёsimit dhe personin e lidhur/bashkëjetuesin janë përllogaritur në bazë të një kostoje mesatare (kostoja mesatare e biletës referuar mesatares së çmimit më të lartë dhe më të ulët të biletës për periudhat përkatëse si dhe një kostoje mesatare prej 50 eurosh shpenzime ditore) dhe konvertimi i tyre në lekë është realizuar referuar kursit mesatar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë të vitit përkatës”, thuhet në vendimin e KPK.

Ndërkaq, nga ana e saj, Xhoxhaj ka pretenduar se shpenzimet e llogaritura nga KPK janë të tepruara.

“Në total, për vitin 2007 shpenzime udhëtimi janë më shumë se çfarë i rezulton për vete dhe personin e lidhur/bashkëjetuesin, duke llogaritur Lekë 41.109 + Lekë 78.904 + 120.910 + Lekë 386.912 = 627.835. Të gjitha udhëtimet për vitin 2009 kanë qenë në funksion të detyrës së saj si anëtare e KLD-së dhe rrjedhimisht shpenzimet janë përballuar nga KLD-ja ose të mbështetura nga EURALIUS/Këshilli i Evropës, si dhe nuk ka bërë asnjë rrugë private duke pretenduar se ngarkimi i shpenzimeve të tilla është i pasaktë dhe se në përllogaritjet e Komisionit ka një mbivlerësim në vlerën 277 769 lekë”, ka pohuar Xhoxhaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DHA FITOREN MILANIT/ Flet Higuain: Ja kush më bindi që të vij këtu
Previous article "GRUPET GJOBËVËNËSE"/ FNSH dhe RENEA aksion nëpër qytete, kapen MAT pjesëtarët nga...

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT