• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
URDHËROI VRASJEN E GRUAS/ Motra mbron vëllain: “I kishte zili e tan Shkodra”
Home
Breaking News

URDHËROI VRASJEN E GRUAS/ Motra mbron vëllain: “I kishte zili e tan Shkodra”

21 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës më 18 prill të 2016, ku 39-vjeçarja Suela Sula u gjend e pajetë në ambientin e tualetit të mobilierisë që ajo kishte së bashku me bashkëshortin e saj. Në fillim u dyshua për një vetëvrasje, por me pas indiciet çuan tek bashkëshorti Sadetin Sula. Pas disa kohësh hetime, biznesmeni nga Shkodra u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën se urdhëroi vrasjen e gruas së tij.

E ftuar në studion e emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, motra e Sadetini mohon kategorikisht faktin se vëllai i saj është urdhëruesi i vrasjes së gruas. Motra e vetme e Sulës ka vendosur të thyejë heshtjen, ndërsa shtoi me dialektin shkodran se ata ishin një çift që i kishte zili e gjithë Shkodra.

Ajo beson tek Sadetini dhe thotë se ata ishin të lumtur së bashku. Safete Dulaj kërkon që drejtësia të mos e burgosë përjetë të vëllain pasi është e bindur se ai është i pafajshëm. “BalkanWeb” zbardh të plotë intervistën e Safete Dulajt me gazetaren Evis Ahmeti.

Ndërkohë, 3 fëmijët e viktimës gjatë kohës që u morën në pyetje treguan episode dhune dhe konfliktesh në çift. Në fashikullin e dëshmive të tyre, thuhet se nëna pasi dhunohej për motive xhelozie, nxirrej jashtë për tërë natën, edhe kur binte shi. Madje ata ishin bërë dëshmitar të sherreve edhe gjatë kohëve kur ishin me pushime.

Si e mësuat ngjarjen?
Ajo që i ndodhi vëllait tim, ku gjeti të vrarë gruan e tij, ishte shumë e rëndë. Ata ishin një çift i mrekullueshëm. I kishin zili e tan Shkodra. Dilnin xhiro të përqafuar. Sa herë që vija i shija me admirim. Jetoj në Itali, por vija teka ta. Në datën 18 prill isha në shtëpi. Ishte darkë. Na vjen një telefonatë. Më merr në telefon një kushëri e dhe më thotë; Ka vdekur Suela. I them cila Suelë? Se s’më shkoi në mendje. Suela e Sados më thotë. Se mbajta dot veten. Ishte burri afër meje dhe vijoi telefonatën. I pyeta nëse kishte ndodhur një aksident. Por më treguan se ishte gjetur e pajetë. Madje njoftova dhe babain tim, e gënjeva që ajo ishte sëmurë shumë. Babai im e ka dashur shumë Suelën, si vajzë. Kur shkoj në Shkodër, marr vesh që vëllain e kanë arrestuar. U befasova. S’gjeta asnjë në shtëpi, vetëm Suelën të vdekur.

Kur e takuat vëllain për herë të parë?
E takova pas 10 ditësh. Unë e njoh vëllain tim dhe e di që s’ka bërë asgjë të keqe. Ai e donte shumë gruan e vet. E kishin arrestuar në bazë të deklaratave të kunatave të tij se ata gjoja kishin mosmarrëveshje. Dhe dëshmitarët që e gjetën aty, e kanë parë Sadon duke qarë si fëmijë mbi Suelën.

Çfarë kanë thënë fëmijët?
S’kam mundur t’i takojë. Vetëm pas një jave. Pas një jave kanë ardhur në shtëpi. Babai im këtë vit bën 80 vjeç, dhe ka ngelur i vetëm. Ata si çift punonin shumë. Ne kishim një raport shumë të mirë me të. Ata shkonin shumë.

Çfarë raporti keni pasur me familjen e Suelës?
Kemi pasur raport të mirë. Kemi qenë të bashkuar. Takoheshim me familjarët e tyre nëpër gëzime. Kur më vdiq nëna, nuk vija shumë. Babai i ka mbajtur fëmijët edhe për pushime jashtë vendit.
Kur dëgjuat për marrëdhëniet shumë të vështira të vëllait me viktimës, se keni kuptuar ato çka ndodhin?
Këto janë thënie që janë thënë pas. Dhe kur flisja me fëmijët, ata thoshin që; kemi dëgjuar shumë gjëra në media. Di që ka dhe telefonata dhe video, edhe në shkurt, janë të gjitha ato prova që kanë qenë të lumtur. Nuk di asgjë, asnjë konflikt. Kam lexuar nëpër media dhe unë.

Kam lexuar fashikullin hetimor, dhe dëshmia e fëmijëve të rrëqeth…E dini ju që ai e akuzonte Suelën se fëmijen e vogël nuk e kishte me të….
Jo kurrë. Ai dhe në telefonata i thoshte djalit; që ti je mbreti im.

Ju pretendoni në pafajësi?
Po patjetër që ai është i pafajshmes. Se di ça ekzekutuesi mund të jetë vëllai im. Se di ca telefonatash kanë bërë..

Jeni në dijeni të kërcënimeve që iu është bërë kërcënimeve familjes së viktimës?
Jo nuk di gjë.

AKUZAT PËR SADETIN SULËS 
Sadetini Sula akuzohet se ka urdhëruar krimin i shtyrë nga xhelozia. Në mes të hetimeve prokuroria zbuloi se ekzekutori ishte njeri prej punonjësve të tyre, Fatjon Karmeshtna. Ky ndryshim akuze në mes të procesit është bere pas gjetjes së një video përgjimi. Dyshohet se Karmeshtna e ka mbytur nenën e 3 fëmijëve me urdhër të babait të tyre, biznesmenit Sadetin Sula. 39-vjeçarja kishte shenja dhune në trup e qafe çka tregon se është përleshur me autorin dhe është përpjekur të mbrohet.
Gjykata e Shkalles se Parë të Krimeve të Rënda e ka shpallur fajtor 47-vjeçarin duke vendosur burgim të përjetshëm, ndërsa ai betohet se është i pafajshëm dhe ka apeluar vendimin e dhënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REALI jo më i njëti pa RONALDON/ Legjenda madrilene kundërshton: Do të bëjnë...
Previous article "TELEFONI TË NXJERR ASHTU SIÇ JE"/ Fansja e thumboi, Aulona Musta e turpëron me... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT