• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
URDHËROI VRASJEN E GRUAS/ Flet BIZNESMENI nga Shkodra: Suela ishte…
Home
Breaking News

URDHËROI VRASJEN E GRUAS/ Flet BIZNESMENI nga Shkodra: Suela ishte…

21 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sadetin Sula, i cili është dënuar me burg përjetë për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij, ka thyer heshtjen ndërsa mohon krimin. Në një lidhje telefonike live nga burgu 313 për emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News24’ biznesmeni nga Shkodra tha se nuk fshihej pas vrasjes së gruas, Suelës, të cilën e cilësoi thesar dhe frymëzim.

Teksa drejtoi gishtin e akuzës nga familjarët e gruas së tij, ai tha se pasi e dënuan padrejtësisht, shteti i mori edhe fëmijët.

39-vjeçarja Suela Sula u gjend e pajete ne 18 prill 2016 në ambientin e tualetit te mobilerise në Shkodër qe ajo kishte se bashku me bashkeshortin e saj.

Kush është e vërteta?
Faleminderit për emisionit. Dua që të sensibilizojë popullin shqiptar. Vinë në biznes dhe vrasin gruan time. Fëmijët e mi se di ku ndodhin. Mua më mbajnë në paraburgim dhe më japin burgim të përjetshëm. Kjo që më ndodhi mua mund t’i ndodh çdokujt si popull i thjesht.

Si e keni mësuar ju ngjarjen. Ishit i pari që e gjetët të pajetë grua. Siç ishin marrëdhëniet?
Marrëdhëniet kanë qenë jo të mira, por shumë të mira. Të mrekullueshëm. Kemi pasur një marrëdhënie të mirë në çdo aspekt. Këtë e tregon dhe biznesi unë. Suela ka qenë thesari im. Më ka lënë tre fëmijë. Më nxiste.

Fëmijët u morën në pyetje dhe thanë se kishit probleme. 
Fëmijët që në momentin e tragjedisë i kanë manipuluar. Kanën folur ça kanë dashur njerëzit e nuses time. Si kanë lënë që të flasin me mua në asnjë moment.

Kush i ka në kujdestari?
I ka kunata. Nuk e di se ku janë. Ku janë, apo nëse jetojnë. Po bëj 1 vit. Unë nuk di gjë se ku janë. Mi ka marrë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më vranë nusen, fëmijët mi mori shteti.

Kush e vrau?
Ta dija kush e ka vrarë, sdo isha në burg.

Ça lidhje ke pasur me ekzekutorin?
Ekzekutorin se di nëse është ai apo nuk është. Kur kanë manipuluar me mua, mund ta kenë bërë edhe me të.

Mendoni se mund të ketë edhe një tjetër ekzekutor?
Se di ça ka zbardhur organi hetimit.

Viktima është përleshur me personin që ju pretendohet se keni bashkëpunuar. Ka disa përgjime…
S’kam bashkëpunuar me asnjë. Asnjë nga autopërgjim nuk është i vërtetë. Se di nga i kanë nxjerr. Nga i kanë marrë.

Si ishte marrëdheia juaj me njerëzit e gruas?
Shumë të mira. Kemi qenë një natë më parë në darkë me kunatat dhe baxhakanët. Me pas një marrëdhënie të keqe, s’do kishim pasur darka. Ata kanë bërë supozime.

Sa kohe keni qëndruar atë ditë me gruan?
Ca kanë thënë ata janë të vërteta. Ne kemi qëndruar me bashkëshorten 24 orë në 24. Të gjithë njerëzit e gruas, ajo është kryesorja që pretendojnë është pasuria, vetëm pasuria iu intereson, fëmijët e mi nuk iu interesojnë aspak. Asnjë akullore nuk iu kanë blerë.

A je marrë në pyetje nga ndonjë psikolog?
Jo, absolutisht. Por unë i kam thënë hajde se është pa ndjenja.

Sa orë keni qëndruar?
Nuk kam qëndruar me orë, por kanë qenë thjesht minuta.

Si ke vajtur në vendin e ngjarjes në mobilieri?
Kisha për të bërë një pagesë 450 lekë të reja, sepse mund të pësoja gjobë, prandaj kisha shkuar në Shkodër.

Cili është apeli që do iu bëje fëmijëve?
Nuk e dini se çfarë shoku psikologjik është një person i pafajshëm. Të hapin sytë dhe veshët, të mësojnë të vërtetën, mos të nisen vetëm nga fjalët e atyre. Normale se do të vijnë të më takojë, sepse ende nuk është marrë vendimi im në Shkallë të Parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FENOMENAL/ Isco shkruan HISTORINË me një GODITJE MAGJIKE
Previous article TRISTAN THOMPSON NUK E HARRON ZAKONIN/ Khloe Kardashian vendosi të rikthehej në shtëpinë e tij por ai e tradhëton sërish (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari Aktualitet

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT